E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pekin, tjetër zinxhir makinash në autostradë

Pekin, 29 Gusht NOA - Një tjetër zinxhir makinash është formuar ditën e djeshme në autostradën që lidh Pekinin me provincën e Mongolia, në veri të Kinës. Ky zinxhir i ri trafiku është i gjatë rreth 30 kilometër, gati sa një e treta e zinxhirit të makinave prej 100 kilometrash në mesin e muajit gusht, e cila zgjati rreth 11 ditë.

Një nga shkaqet kryesore të këtij trafiku të mbingarkuar janë punimet që po kryhen aktualisht në autostradë. Ndërsa në krahun tjetër, shoferët e kamionëve, ia atribuojnë këtë trafik të papritur, transportit të karbonit nga Mongolia në kryeqytet.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›