E Shtunë, 31 Tetor 2026

Primera Division, Sevilja bën një hap fals

Sevilja nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 me skuadrën modeste të Kserezit.

Skuadra andaluziane në krizë të vërtetë rezultatesh pas eleminimit nga Champions League, ka kaluar në avantazh në minutën e 63-të me Kanoute, por në kohën shtesë Gioda ka barazuar shifrat.

Ky barazim është një hap fals për skuadrën e Seviljes pasi Majorka ka mundësi të shkëputet edhe më shumë në garën për vendin e katert. Në ndeshjet e ditës së sotme, Barcelona do presë Osasunan, ndërsa Real Madrid do luajë në fushën ë Getafes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›