Miletiç: Prezenca e BE stabilizon veriun e Kosovës

Shtimi i prezencës së misionit të Bashkimit Evropian që do të drejtohet nga ambasadori italian në Prishtinë, Michael Giffoni do të ndikojë në stabilizimin e veriut të Kosovës, kështu është shprehur shef i Grupit Parlamentar të Partisë Liberale të Pavarur Petar Miletiç duke shtuar hapja e një misioni të ri për veriun e Kosovës nga BE-ja është një shans i madh për përfaqësuesit politik serbë që janë pjesë e institucioneve kosovare.
"është mirë që një zyre e tillë po hapet në veri të Kosovës,sepse duket që ne na nevojitet ndihmë që të funksionojmë më mirë në veri.Sa i përket partisë tonë, ne do ti ofrojmë ndihmë ambasadorit Gifoni në mënyrë që në veri të funksionojë qeveria dhe çdo gjë tjetër që tashmë pengon jetën normale në atë pjesë të vendit", tha Petar Miletiç.Shef i Grupit Parlamentar të SLS.
Anëtari i Grupit për Integrime në Parlamentin e Kosovës Branislav Gërbiç, tha se hapja e një misioni të ri në veri të Kosovës do të krijonte besim tek popullsia vendase.
"Ky është një hap përpara drejt besimit të qytetarëve të Kosovës tek institucionet evropiane.Të gjithë ne e dimë se ky proces është i vështirë,por duhet kohë , besim dhe dialog që Qeveria e Kosovës dhe Bashkësia Ndërkombëtare të bindin banorët e asaj zone që duhet të jetojnë së bashku dhe t’ju tregoj që kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës", u shpreh Branislav Gërbiç.Anë.Grupit për Integ.Parlamentin e Kosovës.
Shtëpia e BE-së, siç është emëruar misioni në veri të Kosovës, përveç misionit ICO,pritet të përfshijë edhe misionet e tjera evropiane,ku bëjnë pjesë EULEX dhe Komisioni Evropian.Ky institucion do të udhëhiqet nga Ambasadori Italian në Prishtinë, Michael Giffoni.
Shkëlzen Osmani Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 24 mars 2010 )