E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pele Neymar me mire se Messi

Në një intervistë për goal.com, Pele është shprehur se Neymar i ka të gjitha mundësitë për të qenë lojtar më i mirë se Leo Messi, edhe pse pranoi se talentit brazilian do i duhet kohë për tu përshtatur me Barcelonën dhe futbollin në Europë.

“Në dy vitet e fundit Neymar është përmirësuar shumë. I përdor të dyja këmbët dhe godet mirë me kokë gjithashtu. Më pëlqen shumë Messi, por mendoj se Neymar ka më shumë mundësi për të qenë më i mirë se ai”, theksoi legjenda e futbollit botëror. Gjithsesi, Pele nuk është i sigurtë nëse Neymar do i shfrytëzojë siç duhet cilësitë e tij: “Futbolli në Europë është më i egër se në Amerikën Latine. Ndonjëherë teknika nuk të hyn në punë në Europë.” / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›