E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pelegrinazhi ne kishen e Lacit

Qindra mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, por dhe trojet jashtë saj i janë drejtuar Kishës së Shna Ndout në Laç për të kumtuar 13 qershorin, festën e këtij shenjti mjaft të njohur në vendin tonë. Pas ecajakeve për rreth 13 javë me radhë drejt këtij vendi të shenjtë, që vizitohet nga të paktën 1 milionë pelegrinë gjatë festimeve të 13 qershorit, besimi dhe lutja janë momentet e këtij rituali, pasi për besimtarët ky vend i shenjtë ka bërë mrekulli të shumta dhe është shumë i besueshëm për ta.

Qyteti i Laçit është kthyer në vëmëndjen kryesore gjatë 13 të martave të Shna Ndout, por duke filluar që mbrëmjen e së martës pamja të sheh vetëm njerëzit që lëvizin drejt kodrës mbi qytet aty edhe ku ndodhet kisha e njohur e Shna Ndout. Për të siguruar mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi janë angazhuar forca të shumta të policisë të vendosura në të gjitha pikat kryesore, ndërsa janë prezente edhe autoambulancat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›