E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 200 kg droge nga Lazarati ne Elbasan

Kapet 200 kg kanabis sativa qe vinte nga Lazarati ne Elbasan. Gjatë një kontrolli rutinë njësia e qarkullimit rrugor në Librazhd është vënë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë tip benz me targëAA 659 CE. Në fshatin Hotolisht drejtuesi i automjetit ka braktisur makinën dhe është larguar në drejtim të pa ditur. Nga kontrolli i ushtruar është gjendur një sasi lënde narkotike. Për këtë qëllim është njoftuar seksioni i luftës kundër drogës në drejtorine Policisë së Elbasanit. Nga hetimet paraprake është bërë i mundur identifikimi i 3 autorëve si organizatorë të këtij rrjeti trafiku dhe po punohet për kapjen e tyre. Në komisariat janë shoqëruar 10 persona, të cilet dyshohet se kanë lidhje me këtë rrjet. Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar 200 kg kanabis dhe mjeti tip benz. Sipas hetimeve paraprake rezulton se droga e kapur vinte nga Lazarati dhe kishte destinacion Greqinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›