Peleshi: Asgjësim i municioneve të paplasura, angazhim i vazhdueshëm për të garantuar sigurinë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh u shpreh të mërkurën se asgjësim i municioneve të paplasura, është një angazhim i vazhdueshëm për të garantuar sigurinë në vend.
“Kthimi në zona të pastra duke siguruar që municionet të mos paraqesin asnjë rrezik për komunitetin është prioritet dhe përgjegjësi e jona”, nënvizoi ai në një status në Facebook.
Ministri Peleshi shprehu mirënjohje për të gjithë efektivët e FA, të cilët, theksoi ai, “tregojnë guxim dhe janë shembulli më i mirë i përkushtimit ndaj detyrës së tyre”.
Pas trazirave sociale të vitit 1997 ku depo të shumta armatimi ranë në duart e popullsisë civile dhe sidomos të konfliktit ushtarak të vitit 1999 në Kosovë, zona të shumta të Shqipërisë dhe veçanërisht në kufirin midis dy vendeve, u kthyen në zona të rrezikshme për shkak të pranisë së municioneve, por edhe minimit të zonave kufitare nga ushtria serbe. Ato kanë shkaktuar mjaftë viktima në rradhët e popullsisë civile, por edhe tek trupat e armatosura. Disa operacione çminimi dhe pastrimi të organizuar nga autiorietet ndër vite, e kanë minimizuar praninë e municioneve të paplasura, por rreziku është ende prezent.
/ rtsh.al /