E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE/ODIHR, kodi me boshllëqe, për zgjedhjet lokale

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 8 majit ka publikuar sot raportin e parë të ndërmjetëm. Në këtë dokument vihet theksi tek retorika e ashpër dhe sulmet e personave midis aktorëve kryesorë politikë në vend.

"Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me zgjedhjet dhe propozoi një sërë mekanizmash për të garantuar proçesin sipas saj. Këtu përfshihej përdorimi i skenarëve për kartat e identitetit, përmirësimi i listës së votuesve, rinumërimi i votave me kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së, hetimi paszgjedhor për materialet zgjedhore. Partia Demokratike ka shprehur besim tek proçesi zgjedhor", thuhet në raport.

ODIHR konstaton problematikën që ndeshet sa i takon përshtatjes së kodit zgjedhor nga zgjedhjet parlamentare tek ato lokale dhe faktin se ka boshllëqe dhe mangësi të caktuara si funksionimi i KZAZ-së për Bashkinë Tiranë etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›