E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fier, përplasen tre mjete, plagosen tre persona

FIER- Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave është regjistruar sot në qytetin e Fierit. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kastriot’ të qytetit, ku tre mjete janë përplasur mes tyre.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mejte me targa shqiptare AA 672TY dhe FR 4273 dhe një mjet tip ‘Mitsubishi’ me targë greke ZYK 86 11.

Sipas policisë një nga mjetet u përplas me kollonat e një dyqani. Në aksident mbetën të plagosur edhe tre persona.

Policia ndërkaq po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të trefishtë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›