Peleshi me homologun suedez: Mundësi partneriteti në industrinë ushtarake

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë vizitës në Bruksel zhvilloi një takim me ministrin suedez të Mbrojtjes, Pal Jonson, ku iniciimi i një bashkëpunimi konkret në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve ishte në qendër të bisedës.
Ministri Peleshi i propozoi ministrit Jonson nënshkrimin e një marrëveshje dypalëshe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si një dokument ligjor që do të shërbente si bazë për bashkëpunim sa më të sigurtë dhe konkret në të ardhmen.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi mundësinë e një bashkëpunimi në fushën e industrisë ushtarake, asistencën dhe mbështetjen që Suedia mund t’i ofrojë vendit tonë apo dhe krijimi i një lloj bashkëpunimi me industritë ushtarake të njohura suedeze.