Peleshi me raportuesin e PE-së për Shqipërinë: Progres në rrugën e integrimit drejt BE-së

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputetin Andreas Schieder.
Diskutimet u fokusuan mbi përparimin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit në BE si dhe rolin kyç të Parlamentit në përshpejtimin e këtij procesi.
Gjatë takimit, eurodeputeti Schieder vlerësoi progresin e vendit në rrugën e integrimit europian.
Peleshi theksoi se “vlerësimet pozitive për arritjet e Shqipërisë janë motivim për të ecur përpara me përkushtim drejt një të ardhmeje europiane”.
1 nga 7
/m.m/a.f/