Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në takime të veçanta ambasadorin e Vendeve të Ulëta, Reinout Vos, dhe ambasadorin e Suedisë, Niklas Strom.
Mbështetja e palëkundur e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si një vlerë e shtuar për familjen europiane, ishte në fokus të këtyre takimeve.
Peleshi nënvizoi se me dy ambasadorët diskutuan mbi vijimin e ndërveprimit parlamentar si dhe forcimin e partneritetit dypalësh.
Po ashtu, temë e diskutimeve ishin edhe kontributet e përbashkëta për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.
/rtsh.al/