E Enjte, 5 Nëntor 2026

Peleshi vizitë zyrtare në Romë: Shqipëria, mision kyç për ruajtjen e orientimit strategjik euro-atlantik ne rajon!

Shqipëria ka mision kyç, jo vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, por edhe orientimit strategjik Euro-Atlantik në rajon. Kjo u konfirmua nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë vizitës së tij zyrtare në Romë, ku u takua me homologun e tij, Lorenzo Guerini.

Në qendër të diskutimit të dy ministrave të mbrojtjes ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në këtë fushë.  Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, ministri Peleshi theksoi se; “një përshkallëzim negativ i situatës rrezikon efektin domino për të gjithë rajonin”.

Ministrat e Mbrojtjes të Italisë dhe Shqipërisë ranë dakord për vijimin e bashkëpunimit dypalësh rreth sfidave të mbrojtjes kibernetike, apo edhe në fushën e arsimit apo trajnimit, për të cilat ministri Peleshi tha se hapin mjaft dritare mundësish për personelin shqiptar. 

Dy ministrat ranë dakord gjithashtu të zgjerojnë marrëveshjen aktuale në fushën e mjekësisë ushtarake. 

Teksa e falënderoi për mikpritjen, ministri Peleshi e ftoi homologun e tij për një vizitë në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›