Peleviq: Nikoliq, de fakto e ka njohur Kosovën

Borislav Peleviq, deputet i Partisë Përparimtare Serbe, subjekt ky i formuar nga presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliq, është larguar nga partia, për siç ka thënë ai, ndryshimit të programit politik, sidomos në raport me Kosovën.
“Ne, kur ishim në opozitë, ishim kritikë të ashpër të marveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Madje bënim bujë të madhe për atë se nuk dimë se çfarë përmbajnë ato marrëveshje. Kur erdhëm në pushtet dhe e kuptuam, vendosëm t’i pranojmë. Do të thotë vendosem ta njohim Kosovën, de fakto”, ka thënë Peleviq, transmeton Telegrafi.
Peleviq ka thënë se janë edhe dhjetë zyrtarë të tjerë të kësaj partie që po mendohen të japin dorëheqje dhe të ringjallin partinë e unitetit serb, të cilën dikur e udhëhiqte (ish-krimineli i vrarë), Zeljko Raznatovic - Arkan