E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pellegrini i kënaqur me fitoren

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, është i kënaqur me fitoren kundër Marseille në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve.
Cristiano Ronaldo shënoi dy gola të cilat ndihmuan Real Madridin të fitojë 3-1 ndaj ekipit francez dhe të sigurojë vend në 16-shen e fundit të garës evropiane.

"Ne mund të kishim përfunduar të parët në grup edhe me barazim, por fituam, shënuam tre gola dhe treguam një paraqitje të qëndrueshme. Ka shumë pak dallim në mes të asaj se si luajmë ne në Bernabeu dhe si luajmë jashtë", ka thënë Pellegrini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›