E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, 500 milionë lekë borxh SeferitSipas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, klubi bardheblu i ka 500 miljon lekë të vjetra borxh ish-presidentit Metush Seferi

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Përmbarimi i kërkoi Federatës Shqiptare të Futbollit bllokimin e të ardhurave të Tiranës që vijnë si pasojë nga pjesëmarrja në aktivitet ndërkombëtare. Lajmi jepet nga gazeta sportive “Sporti Shqiptar”.

500 MILIONË LEKË
Sipas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, klubi bardheblu i ka 500 miljon lekë të vjetra borxh ish-presidentit Metush Seferi (1993-1998). Në fakt, shuma e pretenduar fillimisht ishte 360 milionë lekë të vjetra, por shtesa prej 140 milionë lekë të vjetra është si efekt i kamat-vonesave. Në fakt, presidenti aktual i Tiranës, Refik Halili, nuk u ka asnjë borxh paraardhësit të tij, por do të jetë klubi i Tiranës që duhet të gjejë paratë për të shlyer Seferin.

Numri i klikimeve - 196
  E Merkure, 09 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›