Pëllumbi: Blushi e Malaj, të nxituar
Profesor, pavarësisht se KQZ nuk ka dalë me një vendim final për rezultatin e zgjedhjeve, tashmë e kemi të gjithë të qartë se kush janë fituesit dhe humbësit e tyre....
Mund të parashikohet rezultati i zgjedhjeve, por unë do të thosha se është ende herët për të thënë një përgjigje të saktë.
Unë do të thosha se a ka të fituar dhe të humbur në Shqipëri, pasi, siç e pamë të gjithë nuk u arrit plotësimi i standardeve, që kërkoheshin për këto zgjedhje. Kanë kaluar kaq vite dhe gjithmonë na ka dalë përpara një kërkesë e tillë. Populli me intuitën e tij e kuptoi rëndësinë e zgjedhjeve dhe rriti pjesëmarrjen në zgjedhje.
Në këtë aspekt unë do të thosha se meritën kryesore e ka elektorati, ndërsa politika nga të gjitha krahët, unë kam mendimin se nuk e plotësoi, nuk u kujdes për të realizuar këto standarde.
Ndërsa në aspektin tjetër të fitores, dua të them se këtu ka disa shkallëzime, p.sh. kur njëra parti merr më shumë vota ka fituar në raport me elektoratin, ndërsa në raport me kushtetutën, partia që merr numrin më të madh të deputetëve në zgjedhje, kuptohet thirret për të formuar qeverinë.
Atëherë vetvetiu del që ai që ka marrë më shumë deputetë është fituesi, ndërsa ai që ka marrë më pak mbetet në opozitë, është humbësi. Pra në këtë votim PS mesa duket do të vazhdojë të mbetet në opozitë edhe ca.
Pse nuk e thoni që PS-ja ka humbur zgjedhjet e 28 qershorit?
Unë do ta them këtë shprehje, por kur të vijë koha e duhur. Gjithnjë në këto çështje ndjek rrugën institucionale. Mund ta thosha një gjë të tillë edhe para zgjedhjeve, por zyrtarisht palët fituese dhe humbëse shpallen nga KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor. Kur të përfundojë ky proces atëherë po, mund të flasim sa të doni.
Përse PS-ja do të qëndrojë edhe 4 vjet në opozitë?
Arsyet janë të shumta dhe ato kërkojnë dhe hollësi, por faktori kryesor është se të majtët nuk mundën të bashkohen. Kjo për fat të keq është një sëmundje e të majtës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Me gjithë kapacitetin intelektual, që ka e majta edhe në Evropë, edhe në Shqipëri, një e metë e saj e përhershme është se ato e kanë të vështirë të bashkohen, për mendimin tim ky është faktori kryesor që e majta do të vazhdojë të qëndroje në opozitë.
Statuti përcakton se në rast humbjeje të zgjedhjeve kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen...
Po jam në dijeni të këtij neni, pasi kam qenë në atë kohë kryetar i komisionit për ndryshime statutore dhe kam ndikuar edhe unë për ta fiksuar këtë, sepse më përpara ka qenë se duhet të ketë një kufizim mandatesh për kryetarët, me qellim që të mos ketë kryetar të përhershëm.
I qëndroj kësaj ideje, por mund të jetë më e përshtatshme që kufizimi i mandatit të lidhet me rezultatin në zgjedhjet politike të radhës dhe Neni 28 i statutit e fikson pikërisht këtë kur ndërpritet mandati i kryetarit dhe një nga shkaqet kryesore të ndërprerjes së mandatit është humbja në zgjedhje.
Pra në këtë kuptim, certifikimi i fundit në zgjedhje automatikisht sjell ndërprerje mandati, sipas statutit. Mirëpo ndërprerje mandati mund të bëhet edhe me dorëheqje, dhe në këtë rast kërkohet medoemos thirrja e kongresit, i cili e bën ndërprerjen e mandatit nëpërmjet analizës. Por çështja është e hapur sepse kongresi mund të kërkojë rikandidim të kryetarit.
Ju keni informacione se Rama mund të rikandidojë?
Jo unë nuk kam informacion nëse Edi do të rikandidojë dhe a do të zbatohet kjo gjë në PS, por di atë që përmban statuti.
Ku gaboi Edi Rama?
Në radhë të parë unë do të thosha se Edi Rama si kryetar i forcës politike më të madhe të së majtës duhej të ishte më elastik dhe të arrinte të bashkonte të majtën, të vlerësonte aleatët e vegjël dhe të mos ishte aq euforik në prezantimin e disa politikave të personalizuara nga ana e tij. Unë do të thosha që këto kanë peshën më të madhe. Sigurisht Partia Socialiste në 2005 pësoi një traumë të madhe sepse mendonte se e kishte të siguruar fitoren.
Edhe kryetari i atëhershëm i PS-së, Fatos Nano, e personalizoi fushatën dhe e nënvlerësoi përçarjen e së majtës. Madje, ai nënvlerësoi bashkëpunëtorë e shokët e vet dukë thënë se unë do t'i fitoj zgjedhjet vetë dhe do t'i shkrij të gjithë, në fillim Ilir Metën dhe më pas ata me të cilët nuk kishte marrëdhënie të mira dhe në këtë aspekt unë mendoj se ata kanë bërë të njëjtin gabim.
Çfarë fiton PS-ja pa Edi Ramën?
Nuk mendoj se fiton ndonjë gjë PS-ja. Aq më tepër se nga thëniet që dëgjohen dalin lloj- lloj prapaskenash dhe pakënaqësish për humbjen e PS-së, që të ndezin një luftë tjetër të brendshme në PS për kreun e saj. Mua me duket me të vërtetë shumë e rrezikshme.
Pra ju do të mbështesnit rikandidimin e Ramës?
Nuk varet nga unë rikandidimi i Edi Ramës, por në radhë të parë unë do të kërkoja një analizë të ezauruar për veprimtaritë e Edi Ramës dhe pastaj në mënyrë institucionale kongresi të vendoste.
Mandati do të ndërpritet sipas statutit, por nëse do të rikandidohet Edi Rama bashkë me kandidaturat e tjera dhe do të zgjidhet në mënyrë demokratike se kush do ta drejtojë PS edhe për 4 vjet në opozitë, unë mendoj se kjo është rruga më e mirë, më demokratike që i jep fund atyre luftërave të brendshme dhe të jashtme. Në qoftë se kongresi do ta vendosë, edhe unë do ta mbështes dhe do t'i bëj në mënyrë miqësore vërejtjet dhe sugjerimet e mia.
Ndërkohë emra të njohur të PS-së si Ben Blushi apo Arben Malaj kanë shfaqur menjëherë pakënaqësitë ndaj këtij rezultati duke nxjerrë dhe përgjegjësit, por duke bërë të ditur njëkohësisht dhe ambiciet e tyre për të marrë drejtimin e partisë.
Si do t'i vlerësonit këto emra?
Më duket një hap i nxituar që ata kanë hedhur idenë e kandidimit për kryetar partie, pasi duhej të prisnin certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve, të bëheshin analizat e këtyre zgjedhjeve, pastaj në rrugë institucionale, sigurisht do të jenë edhe kandidaturat. Secili do të jetë i përshtatshëm për drejtimin e PS-së, pa përjashtuar edhe kandidimin e kryetarit aktual të PS, Edi Rama, i cili ka të drejtën e rikandidimit nëse votëbesohet në kongres. Nga ana tjetër, unë do të thosha se synimi i kongresit duhet të jetë vërtet që në krye të partisë të vendoset ai person që nuk e kthen partinë mbrapa.
Ju radhitët një sërë kritikash ndaj Edi Ramës të cilat i keni bërë dhe publike. Përse shumë personazhe në PS si zoti Dokle, Islami nuk kanë bërë asnjëherë të vetme kritikë ndaj Ramës. E shikoni këtë si defekt?
Unë e shoh këtë si defekt. Jo vetëm kaq, por mua më kujtohet se pas intervistës më 10 korrik të vitit të kaluar, një pjesë e tyre kundërshtuan duke bërë intervista pa më përmendur me emër mua, por duke dhënë përgjigje kritike ndaj çështjeve, që
ngrita unë dhe që kryesisht kishin të bënin me atë që PS-ja dhe e majta duhet të
bënin si një opozitë me të vërtetë e fortë, konstruktive dhe jo ashtu si e
cilësoja unë në atë kohë, si opozitë të trukuar. Kjo mendoj se ndikoi negativisht në përgatitjen e partisë për zgjedhjet.
I quan këta persona përgjegjës për humbjen në zgjedhje?
Padyshim. Sado që e specifikoj përgjegjësinë e kryetarit, unë mendoj se përgjegjësi jo të pakët kanë dhe shumë emra të tjerë si kryetari i Asamblesë, Gramoz Ruçi, të gjithë anëtarët e kryesisë sepse ai është një organ kolegjial. Nëse kalonin muaj të tërë pa u mbledhur, ata duhet të shqetësoheshin.
Domethënë Ruçi dhe kryesia kanë përgjegjësi dhe jo vetëm Rama?
Po patjetër. Ata duhet të shqetësoheshin në qoftë se partia nuk funksiononte.
Për Ramën, ju e dhatë zgjidhjen, të japë dorëheqjen dhe të kandidojë. Po kryesia?
Ato le t'i vendosë kongresi. Ajo varet nga shkalla e ndërgjegjësimit të tyre, sepse disa
nga ata që përmendët ju, mbase e kanë dëshiruar "një çlirim nga Rama" dhe e
dëshirojnë.
Këto zgjedhje prodhuan një realitet të ri në politikën shqiptare ku Meta pranoi të bëjë koalicion qeverisës me Berishën. Në optikën tuaj si do ta vlerësonit këtë lëvizje?
Unë këtë e quajta një nga paradokset e këtyre zgjedhjeve. Në demokraci është normale që të krijohen koalicione majtas-djathtas, siç është koalicioni i majtë dhe ky bëhet mes dy partive të mëdha të dyja krahëve. Por nuk mund të quhet koalicion i madh, po u bashkua me 4 deputetë të Ilir Metës.
Bashkimi me 4 deputetë është në rolin e një zjarrfikësi për një situatë të nderë dhe nuk ishte e rastit që u shpall menjëherë pa u certifikuar zgjedhjet. "Zjarrfikës" e dhashë në thonjëza, një zjarrfikës i vonuar i cili pasi digjet shtëpia vjen e të ofron ndihmë. Ky nuk është zjarrfikës. Në rastin konkret dua të them se ai që po digjej ishte Berisha dhe u gjend ky zjarrfikës, që po e priste për ta shuar.
Në këtë kuptim e kisha termin zjarrfikës. Një stabilitet të qëndrueshëm në vend e shtyn demokracia, por në demokraci nuk mjafton vetëm stabiliteti. Duhet një stabilitet i gjerë. Por për hir të stabilitetit sot janë mbyllur sytë ndaj shkeljeve të rënda të demokracisë, të zgjedhjeve. Edhe në demokraci, procesi i tradhtisë është plotësisht i kuptueshëm. Tërë kohës i ka fryrë përçarjes, dhe 5 ditë përpara gjoja kërkoi bashkimin kur koalicionet ishin regjistruar dhe ishin gati për votim.
Çfarë kuptimi do kishte ai lloj bashkimi. Meta bashkoi 4 deputetët e vet me PD-në dhe do ta formojë Qeverinë, por do të formohet një qeveri shumë e brishtë, një qeveri me një situatë shumë të rëndë ekonomike.
Deri tani në funksion të zgjedhjeve Berisha ka thënë se ne nuk ndikon fare kriza, jemi model i Evropës, kemi rritje ekonomike, kriza nuk ka çfarë na bën etj., që janë absurditete, që nuk i ha kush sot. Realisht krizë ka.
Nuk është një krizë e zakonshme, është krizë globale dhe do të ndikojë. Sigurisht jo në atë masë që ndikon në vendet me sistem bankar të zhvilluar dhe politikë investimesh të mëdha. Unë parashikoj një qeverisje shumë të vështirë.
Do të ketë probleme, ato ekonomike do të jenë të pakontrollueshme, buxheti është hallakatur dhe vendi realisht do të jetë pa një buxhet. Makinacionet politike që janë nuk i bëjnë nder as Ilir Metës dhe askujt tjetër.
Nëse ke marrë vota duke thënë se unë do ta nxjerr në pension Berishën, duke thënë që unë do ta heq Sali Gërdecin, dhe të premten para ditës së heshtjes zgjedhore, Iliri pikërisht këta ka thënë, në një intervistë, se unë do ta largoj Berishën.
Profesor, ekziston një teori se me këtë që bëri Meta arriti të përçajë edhe më tej të majtën
Ato 83 mijë vota të tij kanë kaluar djathtas. Mendoni se do ta prishë raportin
e famshëm, sipas të cilit votat janë majtas, por Berisha mbetet në pushtet?
Berisha është mjeshtër i politikave të përçarjes së të majtës. Ai ka arritur ta mbajë të
përçarë të majtën. Dhe padyshim kjo e fundit është akoma dhe më evidente.
Sigurisht ka raste që bashkëpunon e majta me të djathtën dhe krijon koalicionet
e mëdha, por gjithsesi për demokracinë është e rëndësishme që gjerat të jenë të qarta. Të ketë një qeverisje të qartë, me alternativë të qartë.
Dhe për këtë është e domosdoshme që edhe koalicionet, edhe marrëveshjet të jenë transparente. Me këto, që ndodhën, që deri dje ishin krejtësisht të kundërta dhe pas dy ditësh transformohesh krejtësisht, këtu qëndron tradhtia. Tradhtohen aspiratat e të majtëve.
Ata kërkojnë një qeverisje të majtë sepse, janë të një alternative të majtë. Megjithëse dallimet të majta të djathta nuk janë aq të thella sa kanë qenë në të kaluarën, por gjithsesi votimi certifikoi forcat politike. Në këto kushte nuk mund të kemi stabilitet dhe qeverisje të qëndrueshme. Përsëri do të kemi vonesa në proceset integruese.
Për lëvizjen e Metës
Unë këtë e quajta një nga paradokset e këtyre zgjedhjeve. Në demokraci është normale që të krijohen koalicione majtas -djathtas, siç është koalicioni i majtë dhe ky bëhet mes dy partive të mëdha të dyja krahëve. Por nuk mund të quhet koalicion i madh, po u bashkua me 4 deputetë të Ilir Metës. Bashkimi me 4 deputetë është në rolin e një zjarrfikësi për një situatë të nderë dhe nuk ishte e rastit që u shpall menjëherë pa u certifikuar zgjedhjet. "Zjarrfikës" e dhashë në thonjëza, një zjarrfikës i vonuar i cili pasi digjet shtëpia vjen e të ofron ndihmë. Ky nuk është zjarrfikës. Në rastin konkret dua të them se ai që po digjej ishte Berisha dhe u gjend ky zjarrfikës, që po e priste për ta shuar. Në këtë kuptim e kisha termin zjarrfikës.
Qeveria Meta-Berisha
Ka raste që bashkëpunon e majta me të djathtën dhe krijon koalicionet e mëdha, por gjithsesi për demokracinë është e rëndësishme që gjerat të jenë të qarta. Të ketë një qeverisje të qartë, me alternativë të qartë.
Dhe për këtë është e domosdoshme që edhe koalicionet, edhe marrëveshjet të jenë transparente. Me këto, që ndodhën, ku deri dje ishin krejtësisht të kundërta dhe pas dy ditësh transformohesh krejtësisht, këtu qëndron tradhtia. Tradhtohen aspiratat e të majtëve.
Ata kërkojnë një qeverisje të majtë sepse, janë të një alternative të majtë. Megjithëse dallimet të majta të djathta nuk janë aq të thella sa kanë qenë në të kaluarën, por gjithsesi votimi certifikoi forcat politike. Në këto kushte nuk mund të kemi stabilitet dhe qeverisje të qëndrueshme. Përsëri do të kemi vonesa në proceset integruese.
Për kryesinë e PS-së
Sado që e specifikoj përgjegjësinë e kryetarit, unë mendoj se përgjegjësi jo të pakët kanë dhe shumë emra të tjerë si kryetari i Asamblesë, Gramoz Ruçi, të gjithë anëtarët e kryesisë sepse ai është një organ kolegjial. Nëse kalonin muaj të tërë pa u mbledhur, ata duhet të shqetësoheshin. Ata duhet të shqetësoheshin në qoftë se partia nuk funksiononte.
Pse PS edhe katër vjet në opozitë
Arsyet janë të shumta dhe ato kërkojnë dhe hollësi, por faktori kryesor është se të majtët nuk mundën të bashkohen. Kjo për fat të keq është një sëmundje e të majtës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.
Me gjithë kapacitetin intelektual, që ka e majta edhe në Evropë edhe në Shqipëri, një e metë e saj e përhershme është se ato e kanë të vështirë të bashkohen, për mendimin tim ky është faktori kryesor që e majta do të vazhdojë të qëndroje në opozitë.
Ku gaboi Edi Rama
Në radhë të parë unë do të thosha se Edi Rama si kryetar i forcës politike më të madhe të së majtës duhej të ishte më elastik dhe të arrinte të bashkonte të majtën, të vlerësonte aleatët e vegjël dhe të mos ishte aq euforik në prezantimin e disa politikave të personalizuara nga ana e tij.
Unë do të thosha që këto kanë peshën më të madhe. Sigurisht Partia Socialiste në 2005 pësoi një traumë të madhe sepse mendonte se e kishte të siguruar fitoren. Edhe kryetari i atëhershëm i PS-së Fatos Nano e personalizoi fushatën dhe e nënvlerësoi përçarjen e së majtës.