E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia dhe politika

Kur dihet se percjellja mediale e jetes parlamentare ka rendesi dhe ndikim ne edukimin politik dhe ne legjitimimin e shtetit rasti i deputetes Vokshi ben shembullin me te keq te kesaj


Pa shprese per nje mundesi te ndertimit me te shpejte te shtetit ligjor na la rasti i deputetes nga Shqiperia Albana Vokshi. Duke fituar ne kete rast politika perkatesisht duke u shfaqur me tere forcen e saj mbi ligjin serish viktime doli te jete policia. Ky rast i deputetes Vokshi dhe shume raste tjera kur politika dhe politikanet jane vene mbi ligjin na e bejne te kuptojme perse kaq dhune e madhe mbi njerezit qe kujdesen per rendin dhe sigurine publike. Me dhjetera police te vrare ne Kosove dhe ne Shqiperi te tjere te plagosur dhe te suspenduar duke u shnderruar keshtu ne deshmi se rendi dhe siguria nuk mund te mbrohen aty ku politika nuk lejon funksionalizimin e ndarjes se pushteteve dhe respektimin e ligjit.


Policet keto dite u bene objekt i thyerjes se shpatave mes pozites dhe opozites ne Shqiperi shkaku i bllokimit te komunikacionit ne Tirane. Policeve ne kete menyre politika ua faturon fajin e vet. Politika ne kete menyre ben qe qytetaret edhe me pak te kene besim dhe respekt ne kete force kaq te rendesishme per mbrojtjen e rendit dhe te sigurise se qytetareve.


Deputetja e PD-se Albana Vokshi kaq e perfolur nga opozita per abuzime te ndryshme kur i ka cilesuar si kafshe policet kosovare ajo ka devalvuar skajshmerisht poziten qe ka si deputete e Parlamentit te Shqiperise. Deputetja Vokshi eshte dashur ta dije se Parlamenti eshte sinonim i legjislacionit e jo i fushes se gladiatoreve dhe makines per votim sic perceptohet te shpeshten ne Shqiperi. Deputetja Vokshi eshte dashur te di se Parlamenti ka edhe funksionin edukativ. Ne kete rast ajo nuk ka guxuar te sillet ashtu pavaresisht nese policet kosovare nuk ishin ne nivelin e duhur te detyres se tyre.


Sic edhe paralajmeroi deputetja Vokshi ashtu edhe doli. Ne konfliktin e saj qe pati me policet doli fituese. Kater policet kosovare deshmitare te kesaj ngjarje tashme jane suspenduar. Ne fakt eshte suspenduar drejtesia per tia lene vendin fitores se muskujve politik. Kjo gje eshte keq per Kosoven dhe Shqiperine eshte keq per perpjekjet tona qe te behemi pjese e familjes evropiane ku polici eshte zyrtari me i cmuar dhe me i dashur nga qytetaret. Deputetja Vokshi deshmoi se policia tek ne eshte nje pasqyre ne te cilen mund te peshtyje kushdo. Pra ajo peshtyu ne shtetin e Kosoves dhe ne shtetin e vet.


Per me keq ne vend se te kerkonte falje publike per nje sjellje te tille ajo aktivizoi te gjitha mekanizmat shteterore perfshire ketu edhe dy kryeministrat per te deshmuar pafajesine e vet. E them me plot bindje se ne Kosove askush nuk i beson pandehmes se deputetes Vokshi sepse qytetaret kosovare ka kohe qe besimin me te madh dhe shpresen e vetme te sigurise e mbeshtesin tek policia. Anketat e ndryshme kane deshmuar se qytetaret kosovare i besojne policise por jo politikes.


Organizata joqeveritare Forumi per Iniciativa Qytetare ne bashkepunim me gjashte organizata partnere gjate muajit maj dhe qershor ka anketuar 900 qytetare. Qellimi i kesaj ankete ishte identifikimi i reflektimit qytetar mbi sherbimin policor dhe eshte realizuar ne kuader te projektit Rritja e mbikeqyrjes publike ne fushen e sundimit te ligjit. Sipas kesaj ankete qytetaret kane shfaqur nje besim ne policine mbi masen 50 per qind ndersa sa i perket korrupsionit qe ka perfshire te gjitha institucionet tona qytetaret jane deklaruar vetem ne masen 4 per qind se polica eshte e korruptuar.


Jo se nuk ka te meta dhe gabime te shumta ne kete sherbim kaq te rendesishem ne mbrojtjen e rendit dhe ligjit por anketa vertet paraqet nje deshmi inkurajuese per policine e Kosoves.


Ne mbeshtetje te kesaj mund te vihet edhe pohimi i nje zyrtari te larte te policise se Kosoves i cili ne nje debat per sigurine u shpreh me shqetesim duke thene se Kosova eshte shnderruar ne nje shtet policor. Ai kete e tha ne kuptimin pozitiv ndersa qytetaret adrese te vetme per ndihme kane policine. Ai tha se policia po u del ne ndihme qytetareve dhe institucioneve edhe ne rastet kur nuk eshte pergjegjesi e saj. Ai per kete solli shume shembuj te cilet e benin edhe me te respektueshem kete sherbim te angazhuar ne mbrojtje te rendit dhe ligjit.

Kur dihet se percjellja mediale e jetes parlamentare ka rendesi dhe ndikim ne edukimin politik dhe ne legjitimimi e shtetit rasti i deputetes Vokshi ben shembullin me te keq te kesaj.

Gazeta Express Prishtine

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›