Davidi orkestra nen regjim

Muzikanti e kompozitori David Tukici ne detyren e Drejtorit Artistit te Orkestres Simfonike te RTSH-se ka prioritet venien ne pune te studiove te regjistrimit rinovimin e instrumenteve vleresimin e veprave shqiptare
Ne fillim te tetorit muzikanti dhe kompozitori David Tukici eshte emeruar Drejtor Artistik i Orkestres Simfonike te Radio-Televizionit Shqiptar. Kalon pas 18 vjetesh ne te njejtat korridore dhe kthehet te punoje me nje orkester qe e njeh me rrenje.
Para vitit 1992 ai ka punuar redaktor i muzikes simfonike ne Radio-Televizionin Shqiptar ne te njejten zyre me Eno Kocon dhe Ferdinand Deden.
I ulur tani ne zyren ku para nje muaji punonte Oleg Arapi analizon nevojat qe ka orkestra qe mori persiper ta udheheqe artistikisht. Detyra e pare qe i ve vetes Tukici eshte venia ne pune e studiove te regjistrimit te muzikes simfonike dhe muzikes se lehte qe nuk jane ashtu si i ka lene ne kohen kur punonte redaktor.
Ne ate kohe funksiononin studiot e regjistrimit dhe Orkestra punonte me ritem. Regjistrohej njehere ne studio dhe pastaj beheshin koncertet.
Tani e shikoj nje cike te ndryshuar qellimin e orkestres. Ajo ben me shume koncerte por regjistron me pak. Detyra ime e pare eshte te mundohem ta ve ne pune kete studio regjistrimi shpjegon Tukici duke kujtuar qe ne fillimet e saj Orkestra ka lindur per te regjistruar muzike.
Sipas Tukicit nese keto studio do te funksiononin sic duhet e do te kishin nje veprimtari me aktive ato do te ishin konkurrente te studiove private te cilat nuk e kane kapacitetin e nje studioje me dimensionet qe kane studiot e RTSH-se.
Drejtori i ri artistik i Orkestres tregon se problemi kryesor eshte amortizimi i aparaturave qe kerkojne nje kosto te larte per tu rinovuar.
Ne keto kushte regjistrimet e koncerteve qe jep keto kohe Orkestra Simfonike e Radio-Televizionit Shqiptar regjistrohen drejtperdrejte bashke me zhurmat e defektet rastesore te nje koncerti ne vend te nje regjistrimi te paster ne studio nen mbikeqyrjen e redaktorit te muzikes.
Keto regjistrime nese do te behen te pastra mund te vlejne per tu bere disqe dhe per te bere te njohur muziken jashte kufijve te atdheut tone tregon per vleren e ketyre regjistrimeve Tukici.
Teknika e vjeter e Orkestres vazhdon te jete nje problem. Tukici thote se instrumentet kane nevoje te nderrohen here pas here sepse amortizohen. Sidomos instrumente si flautit oboe klarineta. Mire eshte qe te kemi instrumente te nje cilesie te larte ne menyre qe muzikantet te shprehen lirshem.
Nje tjeter qellim qe i ka vene vetes eshte vleresimi i muzikes shqiptare. shte i vetedijshem qe keto kohe muzika simfonike shqiptare eshte ne gjendje amullie.
Per kete mendon te afroje me shume kompozitore prane orkestres dhe ti nxise te shkruajne muzike. Per Tukicin nuk ekziston nje ndarje kompozitore te rinj apo kompozitore te vjeter. Per te kompozitoret jane ose talentuar ose te patalentuar.
Keto kohe ai po ben nje liste me emrat e kompozitoreve dhe dirigjenteve cilesore qe jetojne brenda apo jashte Shqiperise qe mendon ti ftoje ne koncerte.
Ende nuk ka arritur te njohe te rinjte e Akademise se Arteve dhe te provoje aftesite e tyre.
Nga pervoja e tij si dirigjent ne vendet ku ka jetuar Paris dhe Itali tregon se atje i kushtohej nje vemendje e vecante muzikes kombetare.
Radio France qe eshte institucion gjigant bente shume kujdes per veprat e kompozitoreve franceze. Ato kane hapesiren e duhur per te prezantuar
veprat e tyre. Une mendoj qe edhe ne shqiptaret duhet ta marrim kete eksperience te mire te botes.
Ne Itali David Tukici ka drejtuar Orkestren e Fiesoles dhe Catanzaros. Ne Paris gjate kohes se studimeve per kompozicion ka drejtuar per pak kohe Orkestren e Operes se Massy-it. Kete vit ai drejtoi operen La vita e Sogno ne Teatrin e Operes dhe Baletit e kompozuar prej vete atij.
Per kete vit ai e ka gati nga paraardhesi programin e koncerteve te Orkestres RTSH-se. Vetem se Tukicit i ka ndryshuar ritmin kesaj orkestre qe megjithese profesioniste nuk ka ndonje aktivitet te ngjeshur brenda ne sezone.
Tani per tani ka nga nje koncert cdo jave kurse ne sezonin e ri artistik janar-qershor 2011 do ti kthehet serish regjimit te vjeter nje koncerti ne dhjete dite. Per drejtorin e ri ky eshte aktiviteti qe ajo mund te perballoje normalisht pa u sforcuar dhe duke mos humbur nivelin e interpretimit.
Tukici perpiqet te jete realist duke ia lene kohes te tregoje per realizimet.
Tani eshte fillimi dhe une nuk mendoj per ndonje revolucion por hap pas hapi mendoj qe do arrij qellimet qe kam.