E Diel, 1 Nëntor 2026

Pëllumbi: Të gjendjet zgjidhja e menjëhershme. Situata po agravohet

Ish-kryetari i Kuvendit të Servet Pëllumbi nga çadra e grevës i ka bërë thirrje të dyja palët të gjejnë zgjidhje pasi gjendja e grevistëve po agravohet. Në një prononcim për mediat Pëllumbi theksoi se të dyja palët duhet të tërhiqen nga pozicionet e tyre fillestare duke u vendosur në ato pozicione që të ofrojnë zgjidhje. Sipas tij PS-ja është tërhequr nga pozicioni i saj për të hapur kutitë dhe tashmë kërkon që të hapen vetëm materialet zgjedhore duke shtuar se tashmë edhe kryeministri berisha të bëjë tërheqjen e tij.
Përsa i përket deklaratave të dy liderëve ditën e djeshme Pëllumbi theksoi se ato nuk janë aspak sinjale për zgjidhje. "Sigurisht nuk janë sinjali ato të kryeministrit pasi është rasti që vetë forcat politike ta zgjidhin krizën por edhe ndihmën që po jep faktori ndërkombëtar"theksoi Pëllumbi duke shtuar se zgjidhja është në interesin kombëtar dhe të demokracisë. Sipas tij deklaratat e ambasadorëve të cilët kanë ofruar edhe zgjidhje është nxitje për të ulur në tavolinë duke shtuar se e quan të pafalshme që në ditën e 16-të të grevës së urisë forcat politike nuk janë ulur në tryezë. "Kjo tregon shtoi më tej Pëllumbi se politika shqiptare nuk e ka arritur pjekurinë për të zgjidhur problemet që i ka shkaktuar vetë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›