E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e PS-së, dërgohet në spital deputeti Blendi Klosi

Deputeti Blendi Klosi është grevisti i 44-t që ka lënë grevën e urisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" pak moment më parë.
Deputeti i Partisë Socialiste është nxjerrë nga çadrat pak minuta më parë siç thanë mjekët në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas mjekëve që po mbikqyrin vullnetarisht grevën e urisë, deputeti i Partisë Socialiste në Durrës, Blendi Klosi ka pasur përkeqëzim gradual të gjendjes shëndetësore gjatë natës, ndërsa pak minuta më parë është vendosur dërgimi i tij në spital.
Klosi mësohet se ka pasur problem me tensionin e gjakut dhe treguesit diabetikë për shkak të problemeve shëndetësore të mëparshme nga të cilat ai vuante.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›