E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brokaj:Gjendja e grevistëve, e rënduar

Drejtuesi i ekipit vullnetar mjekësor që po ndjek grevën e urisë të deputetëve dhe mbshtetësve të Partisë Socialiste, Sabit Brokaj në një konferencë për mediat ka bërë të ditur se gjendja e grevistëve është tejet e rënduar.
"Grevistët po rrezikojnë, ata kanë hyrë në një fazë seriozisht të rrezikshme", ka thënë Sabit Brokaj.
Ai bëri të ditur se gjendja për momentin është nën kontrollin e mjekëve ndërsa shpjegoi se nëse greva zgjat problemet do të jenë me të vërtetë serioze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›