Pellumbi keshilla Rames per strategjine
Partia Socialiste ka mbledhur dje Keshillin e vet Politik i njohur ndryshe ne media si Keshilli i te Urteve. Teme e takimit ka qene situata e tanishme politike zhvillimet me te fundit te cilat po japin shtyse te mendosh per nje destabilizim te shumices qeverisese. Ne kete kuader nje mesazh i qarte eshte percjelle ne diskutimin e mbajtur nga ish-nenkryetari socialist Servet Pellumbi i cili ka kerkuar angazhim me te madh me synim cmontimin e Berishes dhe fushates se tij denigruese. Nderkohe takimi i Keshillit Politik ka ofruar edhe nje mundesi per te veshtruar klimen e brendshme politike ne parti teksa ne te ka marre pjese nder te tjere edhe ish-kryeministri Ylli Bufi. Mungesa e Rexhep Meidanit shpjegohet me prezencen e tij ne Kosove pra nuk ka te beje me qendrime politike te posacme. Sa i perket diskutimeve duhet thene se ne mbledhje kane shprehur mendimin tyre nder te tjere edhe Maqo Lakrori Bashkim Zeneli dhe Arta Dade. Lakrori nga ana e vet behet e ditur se eshte ndalur kryesisht te mesazhi qe PS-ja dhe opozita i percjell opinionit qytetar duke nenvizuar nevojen e prezantimit para tij si nje alternative e vertete dhe serioze. Ketu eshte me vend te permendet fakti se angazhim kryesor i PS-se aktualisht eshte perpunimi i programit politik i cili eshte ndare ne etapa te ndryshme dhe faza sipas tematikes. Transformimi ne alternative vjen si nje mesazh i perseritur ndaj ekipit drejtues nisur edhe nga leksionet politike te vitit 2009 i cili pavaresisht theksimit te manipulimit elektoral gjithsesi deshmoi mungesa serioze per opoziten ne pergjithesi dhe seline roze ne vecanti. Nje tjeter diskutim i permbledhur eshte mbajtur nga ish-diplomati Bashkim Zeneli i cili eshte perqendruar pikerisht ne fushen e tij profesionale pra politiken e jashtme. Nje verejtje e bere prej tij eshte nevoja per kohezion dhe unifikimit te qendrimeve per te mos ia lene prononcimin spontanitetit dhe veshtrimit personal te zhvillimeve. Ai ka sjelle si shembull reagimet e ardhura nga PS-ja per situaten ne Kosove dhe marreveshjen mes Serbise dhe krahines shqiptare e cila deshmoi nje kakofoni qendrimesh.
Ne thelb duhet theksuar se takimi ishte me karakter konsultativ dhe analizues mbi zhvillimet politike te dites. Aktualisht opozita ndodhet para sfidave reale qe kerkojne nje qasje te sajen e cila deri me tani nuk eshte formuluar qarte. Keshtu sa i perket reformes zgjedhore nje proces ne dukje pa krye deri me tani dhe zgjedhjes se Presidentit te ri te vendit selia roze nuk eshte profilizuar qarte ne pozicionin e vet. Sipas burimeve nga takimi eshte rene dakord qe te dyja keto tema shume te rendesishme te diskutohen ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Politik. Kjo edhe per faktin se paraprakisht nevojitet edhe nje konsultim formal i forumeve vendimmarrese te partise perpara se te kalohet ne zyrtarizmin e strategjive respektive. Keshtu per Presidentin e ri deri me tani PS-ja ka folur ne pergjithesi duke kaluar ne terma konkrete vetem per emrin e Fatos Nanos per te cilin eshte mjaftuar te mos e trajtoje si armiqesor. Por sesi do te ecet drejt detyrimit te shumices per tu ulur ne tryeze per te diskutuar ende nuk eshte bere gje publike. Madje selia roze ka ende te pambyllur problemin e negocimit publik permes kandidaturave konkrete qe gjithsesi do te sherbenin per te ulur peshen e argumentit juridik qe se fundmi eshte hedhur ne treg nga shumica demokrate. Gjithsesi fakti qe Keshilli do e marre ne shqyrtim ceshtjen ne fjale deshmon se kreu socialist aktualisht i ka hapur rruge konsultimeve.