E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton gara e Tiranes. Tahiri dhe Zela shpallin platformat

Selia roze Dy kandidatet flasin para organizatave

Gara per degen socialiste te Tiranes ka nisur dje materializimin ne terren. Dy kandidatet e propozuar nga Kryesia e Partise Socialiste Sajmir Tahiri dhe Ilir Zela kane prezantuar ne nje takim me te zgjedhurit e asambleve socialiste te njesive bashkiake 1 2 dhe 3 platformat e tyre respektive. Ne takim ka qene prezent edhe kreu socialist Edi Rama i cili madje e ka hapur ate me nje fjale simbolike per tia lene mandej drejtimin sekretarit organizativ Blendi Klosi i cili ka sqaruar proceduren prezantim platformash e me tej pyetje nga salla duke shmangur komentet personale. Duhet thene se vemendja ndaj FRESSH-it dhe Forumit te Gruas ka qene pike e perbashket e diskutimit.

Zela Besim te vlerat universale te se majtes

Ne shtjellimin e platformes se vet kandidati Ilir Zela ka parashtruar ne 10 pika drejtimet e punes qe ai parashikon te beje ne rast se zgjidhet kryetar i deges se Tiranes. Ato kalojne nga forcimi i koalicionit opozitar efektiviteti organizativ intensifikimi i kontakteve meritokraci dhe gjitheperfshirje ne promovim hapje ndaj intelektualeve thithje e progresisteve por edhe nje kolegjialitet ne vendimmarrje jane disa prej drejtimeve qe parashikon projekti i Zeles. Zbatimi i perpikte i parimeve dhe normave te statutit te PS-se do te konsiderohet me prioritet... - eshte shprehur ai nder te tjera ne fjalen e tij duke evokuar nje kulture pune te njohur si pike e forte per PS-ne nder vite. Nderkohe mesazhi politik i Zeles ka qene perfshires duke nenvizuar kontributin e PS-se ne vite por edhe nje qasje qe vjen ne perputhje me kohen. Besoj fort ne te ardhmen me te mire te Shqiperise ne bashkimin e shqiptareve ne BE...Besoj qe PS-ja permbledh ne qenien e saj kontributet me te mira te ketyre 20 vjeteve te pluralizmit ne Shqiperi mendimin me te perparuar per zhvillimin e vendit tharmin e politikave me te pergjegjshme qeverisese - tha Zela.

Tahiri Fytyre e re per degen e Tiranes

Ne ndryshim nga Zela Tahiri e ka nisur fjalen e vet duke evokuar suksesin e arritur ne Kombinat sukses i cili eshte sherbyer sipas tij si nje shperblim i merituar per punen e bere. Une jam deputet ne Kombinat. Zonen ku keto zgjedhje arritem nje fitore spektakolare fale punes se perkushtuar te cdo socialisti e progresisti - tha ai. Dhe te modeli i punes ai ka referuar edhe vizionin e tij per te kthyer PS-ne e Tiranes ne nje makineri perfekte elektorale. Nga ana tjeter po ne ndryshim nga rivali i vet Tahiri ka qene me i perqendruar ne strukturimin e deges se Tiranes me elemente institucionale te rinj duke nisur qe nga koordinatoret dhe 4 sekretariate e deri te instalimi i patronatit qe nenkupton nje mbikeqyrje dhe monitorim te votuesit ne kuptim te kapitalizmit eventual ne zgjedhje. Vec kryetarit do zgjidhet menjehere Kryesia e Tiranes... Pushtet vendimmarres real do kete mbledhja javore e kryetareve te PS-se te cdo njesie deputeteve te Tiranes dhe kryetareve te njesive bashkiake si dhe kryetarit te Keshillit Bashkiak Tirane si dhe mbledhja 2-mujore e Asamblese se Zgjeruar te Tiranes - tha ai. Por Tahiri nuk ka munguar edhe te beje nje polemike te terthorte me Zelen sidomos sa i perket parashtrimit te premisave per fitoren. Nuk ka nevoje te kthehemi mbrapa e as te bejme respektin e te shkuares sa here na duhet per ta perdorur per te ardhmen - eshte shprehur ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›