PD Ndjekje penale per Spahiun e shkarkimin si anetar i KLD
Komisioni hetimor kuvendor i perbere vetem nga deputetet e PD-se propozon ndjekjen penale ndaj ish-zv.kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise. Kryekomisioneri demokrati Enkelejd Alibeaj ne mbledhjen e fundit beri publik raportin qe do ti paraqitet seances per shkarkimin e zv.kryetarit te KLD-se Kreshnik Spahiu. Komisioni do te propozoje qe Spahiu te shkarkohet dhe si anetar i KLD-se. Komisioni do ti rekomandoje seances Ti propozoje Kuvendit te Shqiperise te vendose nderprerjen e menjehershme te qendrimit ne detyre te anetarit te KLD-se te zgjedhur nga Kuvendi z. Kreshnik Spahiu Ti propozoje Kuvendit te Shqiperise te nise procedurat ligjore per zgjedhjen e anetarit te ri te KLD-se ne cilesine e perfaqesuesit te Kuvendit Ti propozoje Kuvendit te Shqiperise te vendose dergimin e ketij raporti perfundimtar Prokurorit te Pergjithshem me qellim qe te vleresoje gjetjet e ketij raporti per ushtrimin e ndjekjes penale Ti propozoje Kuvendit te Shqiperise te vendose dergimin e ketij raporti perfundimtar Kontrollit te Larte te Shtetit me qellim qe te vleresoje gjetjet e ketij raporti per te mundesuar kthimin e shumave financiare te pervetesuara pa te drejte nga z. Kreshnik Spahiu thuhet ne raport. Komisioni do ti propozoje Kuvendit te Shqiperise te vendose dergimin e ketij raporti perfundimtar prane KLD-se me qellim ekzekutimin e nderprerjes se menjehershme te qendrimit ne detyre si anetar i KLD-se te Kreshnik Spahiut. Nje tjeter arsye e kerkeses se largimit te tij eshte se Spahiu ka demtuar marredheniet me fqinjet ku me tipikja eshte qendrimi i mbajtur per censusin dhe ceshtjes e kombesise. Ne shperdorim flagrant te hierarkise qe posti i jepte ndaj segmenteve te caktuara te gjyqesorit e ka trajtuar politikisht kete ceshtje. Me doza te forta populizmi dhe hipokrizie si dhe perpjekje te rrezikshme per te acaruar marredheniet ndershteterore me fqinjet duke ndjelle nje fryme teresisht te ndryshme nga ajo e bashkejeteses dhe respektit reciprok ai instrumentalizoi dhe adoptoi si pjese te levizjes se vet politike edhe veprimet gjyqesore. Ne fakt e gjithe kjo levizje pati si baze te saj premisa deri edhe fyese per inteligjencen dhe karakterin e shqiptareve. Ne jo pak raste dhe nen formen e zakonshme te mbajtjes se tubimeve ne vende publike z. Spahiu ka artikuluar edhe ceshtje lidhur me nocionin e Shqiperise etnike. Kjo teme terheq sigurisht interesin dhe vemendjen e kujtdo madje ne menyre idealiste edhe larteson figuren e atyre qe artikulojne te tilla ide thuhet ne raport.