Pëlqim
Këtë javë deputetët e mazhorancës në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve cilësuan dekretet e Presidentit për emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë si të pabazuara në ligj, sepse ata i referohen një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, Presidenti më parë duhet të konsultohen me Parlamentin. Në krahun tjetër ka analistë të ndryshëm që e cilësojnë këtë “konflikt” si të panevojshëm dhe si një presion që kreu i ekzekutivit i bën Presidentit. Në opinionin tuaj, duke vendosur këtë marrëdhënie në një tryezë shahu, cila është e vërteta e raporteve Kryeministër-President të shprehura në çështjen e emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë?
Problem i vështirë: Si duhet të jetë radha:
Emërim, pëlqim, konsultim
Pëlqim, konsultim, emërim
Konsultim, emërim, pëlqim
Emërim, konsultim, pëlqim
Pëlqim, emërim, konsultim
Konsultim, pëlqim, emërim
Një baladë e tërë poetike.
Ju po më kërkoni të vërtetën e raporteve midis Presidentit dhe Kryeministrit lidhur me çështjen e emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë?
Fatkeqësisht është një pyetje e vështirë, së cilës ndofta është e pamundur t’i japësh një përgjigje.
Ku qëndron kontradikta dhe cilat janë motivet e saj?
Kam lexuar analistë këto dy ditë, në kohë të lirë, të cilët japin interpretime të ndryshme, por të them të drejtën sikur nuk më bindin plotësisht. Por, le ta jap edhe unë një gjykim modest si qytetar, pa qenë fare pranë tavolinave ku bëhen thashethemet e shtetit.
Mbi të gjitha kjo lloj kontradikte dëshmon edhe një herë atë që e kam thënë për lexuesin e gazetës se mënyra e zgjedhjes së një funksionari të lartë të shtetit, qoftë ky President Republike, kryetar gjykate, gjykatës etj., nuk është domosdoshmërish përcaktuese mbi sjelljen e mëtejshme politike të personit të emëruar në atë post të lartë.
Mënyra apo procedurat e zgjedhjes në një post dhe ushtrimi i funksioneve prej atij, që emërohet apo zgjidhet në atë post nuk krijojnë medoemos një vazhdimësi varësish.
Ka aq shumë shembuj nga bota, bile edhe nga historia e vogël e jetës sonë politike, saqë nuk ka vend për të dyshuar shumë lidhur me këtë çështje. Unë këtë e kam thënë edhe kur ka qenë fjala për debatin që u bë lidhur me ndryshimin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në raundin e fundit me një shumicë të thjeshtë. Nuk është e vërtetë se meqë ky President do të zgjidhet praktikisht nga shumica parlamentare e ardhshme, kjo e bën atë detyrimisht të varur prej një partie politike apo prej një njeriu. Aspak. Shumicën kurrë te ne nuk e bën dot një parti e vetme. Brenda shumicave parlamentare, pikërisht për shkak të zgjedhjes së Presidentit nga radhët e saj apo me pëlqimin e saj, do të penetrojnë fuqishëm tensionet dhe konfliktet, kaq interesante në një shoqëri demokratike, nëse mbahen dhe administrohen brenda një kuadri të caktuar.
Sepse ca ankoheshin se midis Presidentit dhe shumicës kishte vetëm mirëkuptim dhe jo tension.
Tani po ata ankohen që ka tension dhe nuk ka mirëkuptim.
Përfaqësuesit e opozitës, si edhe analistë të ndryshëm që dikur e paragjykonin për forcën e tij të autonomisë morale dhe politike për shkak se ishte zgjedhur President kryesisht nga partia ku kishte qenë nënkryetar, kanë rastin të shohin tani se arsyetimi i tyre ka qenë kryekëput i gabuar.
Kushdo qoftë, pavarësisht se si zgjidhet, në çastin që ndodhet në një post, po qe se është i ndërgjegjshëm për statusin që ka, nis të mendojë jo për borxhet e vjetra, por për të bërë detyrën sa më mirë edhe për interesat politike që përcaktojnë të ardhmen e tij. Njeriu sheh përpara dhe nuk sheh pas.
Por, duhet thënë se te ne, gjykimi patriarkal, ai i borxhit të vjetër moral, duket sikur qëndron ende në kokat e disave që bëjnë analiza politike. «A e mban mend kur dikur të kam futur në çadër, ndërkohë që nisi një rrebesh i madh në rrugë?» Nuk është arsyetim politik ky.
Pra, meqenëse më ka ngelur si «kunj» e vjetër, po e përsëris edhe një herë se procedura e zgjedhjes nuk mund të përcaktojë mënyrën e sjelljes politike apo profesionale të dikujt. Të askujt. Vetëm mashtruesit ordinerë dhe karrieristët kanë guximin dhe paturpësinë të thonë: «Ma jep mua këtë detyrë se do të të qëndrojë «besnik» gjithë jetën». Këta janë gënjeshtarët më të mëdhenj dhe atyre, pikërisht atyre, nuk iu duhet besuar. Njeriu është qenie thelbësisht e lirë. Edhe nëse nuk dëshiron të jetë, ai është i «dënuar» të jetë i lirë, sepse mendja i shkon tek alternativa që i kapërcejnë shumë kufizimet e ligjësive natyrore dhe të domosdoshmërive sociale.
Kam dëshirë të bëj edhe një koment tjetër sepse në pyetjen tuaj përdorët termin «e vërtetë».
Cila është e vërteta?
Kam pasur edhe një herë tjetër rastin të them se në politikë, por edhe më gjerë sesa kaq, e vërteta nuk është veçse një kontratë linguistike, gjuhësore. Biem dakord se na pëlqen për të bërë be e rrufe se ajo që jemi duke thënë është e vërteta, vetëm e vërteta, krejt e vërteta. Por, ajo që na duket e vërtetë sot, nuk na duket nesër. Ajo që një plakush i nderuar e quan të vërtetë të madhe të jetës, një vogëlush me buzët akoma me qumësht e quan si një «budallallëk» të gjyshit plak, që sikur paska filluar të rrjedhë ca nga mosha! «Prit, prit, të keqen gjyshi, thotë i moshuari, ulur atje buzë vatrës, prit pak se do të shohësh se kush është e vërteta». Por, edhe gjyshi se mos di të vërtetën e Zotit, edhe ai merr si të vërtetë atë që i pëlqen.
Lexoj pa masë një filozof bashkëkohor amerikan, Hilari Putnam quhet. Ai thotë se kur duam të tregojmë macen që ka hipur mbi piano, mund të themi se «Ka qershia mbi pemë». A është e vërtetë kjo? Po, thotë ai, është e vërtetë, mjafton që të kemi bërë kontratë me veten që pianos do t’i themi pemë, dhe macen ta thërresim qershi. E kush do të na pengonte? I shoh tani varrmihësit e relativizmit dhe pasuesit e Dekartit racionalist që mbledhin buzët duke bërë të pakënaqurin, sepse për ata, ka njerëz që janë bartës të së vërtetës të njerëzve të tjerë.
Dhe vërtet, meqë ra fjala, dhe kjo çështje më intereson më shumë se politika, si jepet në fjalorin gjuhësor apo enciklopedik të shqipes përkufizimi i fjalës «e vërtetë»? A ka ndokush idenë ta thotë? Do të zbavitemi shumë kur ta lexojmë. Me siguri ndokush do të ketë shkruar: «Përputhja me realitetin», a thua se gjuha si realitet simbolik mund të përputhet me objektet e një bote që e quajmë për kontratë gjuhësore si materiale.
E zgjata shumë ? E di, por shkruajmë për t’u kënaqur me veten tonë se pastaj çfarë u pa?
Ka disa njerëz që tani thonë se propozimi i emrave të rinj për anëtarë gjykate të lartë duhet të shkonte drejt nga tryeza e Presidentit të Republikës te tryeza e deputetëve, të cilët, pavarësisht faktit se janë edhe anëtarë grupesh parlamentare, kanë të drejtën morale, se politike e kanë me ligj, për të votuar sipas perceptimeve të tyre krejt individuale. Ky është një koncept që mund të mos jetë i gabuar. Ai e merr deputetin si një qenie, si një subjekt krejtësisht individual dhe që sillet përtej një disipline partiake. Për këtë konceptim, nuk mund të them nëse është i saktë apo jo. Është çështje kulturash politike. Puna nuk është këtu. Puna është se po këta njerëz kur ishte çështja për të zgjedhur Presidentin e Republikës, pothuajse një vit më parë, kërkonin disiplinë grupi. Ata i anatemuan deputetët socialistë që guxuan të votojnë dhe t’a deklarojnë votën e tyre përkrah votës së shumicës parlamentare për zgjedhjen e Presidentit Topi.
Tani njëra nga të dyja: Ose do të pranojmë disiplinë grupi, apo të paktën ekzistencën e drejtuesve të grupeve parlamentare, drejtimin e tyre politik nga instanca politike brenda dhe jashtëparlamentare, ose do ta pranojmë deputetin si subjekt etik krejt të pavarur nga partia dhe grupi i tij. Njëra nga të dyja do të thoshte robi i logjikës aristoteliane. Ose bardhë ose e zezë. Po ja që nuk është tamam kështu. Disa quajnë të vërtetë diçka sot, kurse nesër, të vërtetë parimore, vlerë etike, quajnë diçka krejt tjetër.
Një herë: deputetët t’i nënshtrohen disiplinës së grupit dhe të partisë.
Herën tjetër: deputetë të votojnë bile edhe fshehtazi.
Nuk merret vesh se kanë apo nuk kanë parime drejtuese në politikë. Sigurisht që ne vuajmë mungesën e një kulture tradicionale politike që t’i kishte shkruar parimet etike, drejtuese në politike, në kujtesën kolektive të popullit, dhe askush të mos i diskutonte. Por, ja që nuk e kemi këtë traditë.
E bëra këtë arsyetim të fundit për të mbërritur përsëri te një çështje konkrete që lidhet me përgjigjen ndaj pyetjes suaj.
Në media është thënë se dikur Gjykata Kushtetuese, gjatë shqyrtimit të një çështjeje, paska përfunduar se për dekretet e tija Presidenti i Republikës bën «konsultime» me Kuvendin. Nuk e kam lexuar këtë vendim, por kam bindjen se ai ekziston vërtet. Mediat do të bënin mirë për ta nxjerrë në dritë, pra për ta botuar, sepse kjo do të ndihte transparencën ligjore për këtë çështje. Por, le të nisemi nga besimi se ky vendim ekziston. Po qe se është kështu, ai vendim ka forcën e një ligji, ndonëse drejtësia jonë nuk funksion mbi bazë e kulturës juridike të precedentit. Drejtësia jonë është më shumë normative. Vepron jo aq shumë në përputhje me atë që është vendosur më parë, por mbi bazën e normës, ligjit.
Po qe se është ligj, atëherë si ligj duhet respektuar deri në fund edhe kur dekretet presidenciale hyjnë në qarkullim në sferën parlamentare për vendimmarrje. Kuptohet se ky detyrim për «konsultim», nëse është, nuk ka forcë të përhershme. Mund të mblidhet një herë tjetër përsëri Gjykata Kushtetuese dhe të konkludojë për të kundërtën. Nuk besoj se ka vend, por përsëri, teorikisht mund të ndodhë. Është e kuptueshme nevoja për konsultime përderisa Kushtetuta ka përcaktuar se emërimet për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë bëhen nga Presidenti, por (dëgjoheni mirë) me pëlqimin nga ana e Kuvendit.
Vetë teksti kushtetues e prodhon konfliktin.
E kam thënë edhe herë të tjera se konfliktin politik te ne e prodhon vetë kuadri kushtetues i vendit.
Kemi një tekst që degjeneron konflikt.
Konfliktin e prodhon teksti, fjala.
Dikush do të thotë: Po kjo prandaj është bërë kështu, që të ketë balancë pushtetesh. Do të thosha se tjetër është termi «balancë pushtetesh» dhe tjetër është konflikt.
Logjikisht mund të pyetet: Po nëse Kuvendi nuk e jep pëlqimin, çfarë bëhet me dekretet e Presidentit?
Kthehen mbrapsht.
Po, sikur Presidenti përsëri të sjellë kandidatura që ai i konsideron si të gjetura dhe Kuvendi përsëri të mos japë «pëlqimin»?
Më pëlqen.
Nuk më pëlqen.
Përsëri do të shkojë puna te Presidenti.
Deri kur do të vazhdonte kjo lojë?
Kush do ta zgjidhte këtë konflikt?
Dikush përsëri mund të thoshte : Konflikti një ditë do të pushojë se aktorët politikë dhe institucionalë nuk kanë interes ta fusin vendin në krizë.
Dakord, por, kush na jep garanci për këtë se?
Kjo është puna. Logjika juridike nuk është supozim moral apo gjeopolitik amatoresk. Logjika juridike i do gjërat e «kospitura», jo sikurse mund të ndodhnin realisht, por sikur do të ndodhnin teorikisht. E thoshte mirë logjicieni i vjetër Baruk Spinoza: Ti e sheh Pjetron (Gurin) se ekziston si qenie njerëzore, por ti nuk sjell dot asnjë provë teorike se ai vërtet ekziston dhe syri yt nuk prodhon halucinacione.
Presidenti emëron, Kuvendi jep pëlqimin.
Po sikur Presidenti të emërojë e Kuvendi të mos japë pëlqimin?
Ose sikur Kuvendi të japë pëlqimin dhe Presidenti të mos emërojë.
Këtu Kushtetuta duhet të jepte zgjidhje normative dhe jo ta linte problemin e hapur.
E drejta e shoqërisë së hapur është e mbyllur.
Këtë duhet ta kuptojmë politikisht. Shtet ligjor krijohet atëherë kur norma juridike është e kopsitur si xhaketë ushtarake dhe nuk ka brenda reflekset e një kohe kur poeti çuditej, në kohën e revolucionit tonë kulturor kinez se çfarë kuptimi ka të thuhet në ligj që: «Kur bashkëshorti i vdekur konsiderohet i gjallë, prishja e martesës quhet pavlerë juridike».
Si është e mundur ? - pyeste poeti.
Për poetin nuk ka kuptim kjo frazë, por për një jurist ka kuptim të madh sepse ka shumë individë të vdekur (të shpallur juridikisht të tillë) që më pas rezultojnë të gjallë. Ligja parashikon gjithçka, përndryshe nën emrin e balancës së pushteteve, ndeshja e tyre (fatlume disi për demokracinë), kthehet në një sherr pa arbitër dhe pa rregulla.
Ligja ka nevojë të jetë e gjatë dhe jo e shkurtër.
Edhe termi «konsultime» krijon probleme kuptimore, nëse nuk është përkufizuar më gjatë.
Çfarë do të thotë «konsultime»?
Konsultime me deputetët veç e veç jashtë Kuvendit?
Hedhje për votim?
Konsultim nëpërmjet votimit?
Konsultim me kryesinë e Kuvendit dhe me partitë politike e me krerët e grupeve parlamentare?
Çfarë do të thotë juridikisht kjo gjë, sepse nga pikëpamja poetike nuk ka vlerë të zgjatemi.
Përsëri më duket se norma juridike mbetet në gjysmë dhe nuk e kënaq urinë time për një plotësi ligjore, ku çdo gjë të ishte e përcaktuar. Të paktën kjo është përshtypja ime. Mbase e kam gabim.
Kur po e flisja këtë problem me mikun tim berber, Qenan K., ai më tha se duhet që të shprehesha më shkoqur dhe jo si pedagog.
«Thuaj, pra, ma preu ai, se normat juridike te ne disa herë e lënë rregullimin e çështjeve ligjore disi përgjysmë. Është njësoj sikur ta lësh qejfin përgjysmë, këngën për gjysmë, pijen për gjysmë, orgazmën për gjysmë. Kështu fol», më bërtiste, duke më goditur me bërryl në parakrahun tim sikurse e ka zakon.
«Jo ore ti, i thashë si me të qeshur. Nuk i them këto gjëra kështu në gazetë unë. Mund të them se për shkak të paplotshmërisë së shprehjes së normës ligjore ne ndonjëherë luhatemi midis detit dhe steresë, midis gjendjes natyrore dhe gjendjes institucionale».
Kaq shumë gjëra që mbeten të papërcaktuara.
Para disa ditësh lexoja në shtyp se edhe konferenca e rektorëve ishte njëkohësisht edhe e pavarur, por edhe thërritej në mbledhjen e saj nga dikasteri (!). Si mund të ndodhte kështu?
Sepse duhet ditur që nga konflikti midis presidentit dhe shumicës parlamentare nuk parashikohet as shpërndarja e Kuvendit.
Çfarë do të bëhet?
Sigurisht që ka shumë gjëra për t’u bërë, por unë po flas juridikisht.
Sa kohë që ligji flet për
emërim,
pëlqim,
konsultim,
shihet qartë se aktorë politikë racionalë (ligji nuk duhet t’i marrë si të tillë për nga vetë karakteri i saj) duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët.
Kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë nuk të pranohet që t’i pëlqejnë vetëm opozitës dhe jo shumicës. Sepse edhe në këtë rast përsëri do të kishim një zgjedhje politike të tyre. Është po aq keq kur këta kandidatë i pëlqejnë vetëm shumicës dhe aspak opozitës, sikurse është njësoj keq kur ata i pëlqejnë vetëm opozitës dhe aspak shumicës. Në të dyja rastet kemi politizim të pushtetit gjyqësor. Pra, nuk gjendet rrugëdalje me imponime numrash në Kuvend. Nga asnjëra anë.
Nuk ka kuptim që për të ndërtuar e ripërtërirë bartësit e pushtetit gjyqësor të prodhohen kriza politike.
Në fakt, askush nuk ka interes për këtë gjë.
Presidenti nuk e besoj, po ta mendosh hollë – hollë dhe në një logjikë afatgjatë, opozita ende nuk është gati për të hyrë në zgjedhje. Shumica nuk do ta shkurtojë mandatin e vet kot së koti.
Unë kam bindjen se pas një vale përplasjesh, që i shkakton vetë kuadri ligjor në fuqi, aktorët politikë do të nisin konsultimet, konsultimet e famshme, ato që u bënë dhe ato që nuk u bënë, dhe do të na nxjerrin kandidatura që: të jenë shembulli i gjyqtarit të kulturës së shtetit ligjor dhe demokratik, t’i pëlqejnë Presidentit, të kenë pëlqimin në parim të Kuvendit, të kenë pasur cilësi të lartë në gjykime etj.
Sidoqoftë ka ardhur koha që të hiqet dorë nga ajo mënyrë kur këta anëtarë caktoheshin sipas transheve politike, dy të mitë dhe dy të tutë, dy ish-komunistë dhe dy ish-të persekutuar, dy nga Veriu dhe dy nga Jugu etj. Jo me këtë mënyrë që i presupozon institucionet e shtetit si arena përplasjesh militantësh politikë.
Këtë javë kemi hyrë në sezonin e provimeve të maturës shtetërore. Tashmë është viti i tretë që arsimi funksionon sipas kësaj skeme të re për traditën tonë. A mund të na përshkruani një tablo të arsimit dhe edukimit në kontekstin e ri të krijuar nga ky ndryshim gjithmonë në funksion të përcjelljes së një mesazhi mbi aftësitë që ky sistem (me përparësitë dhe të metat e tij), instalon tek individi për të qenë i aftë në tregun e punës?
Jam zgjatur shumë për çështjen e parë dhe e kam vështirë për ta trajtuar gjatë pjesën që mbetet. Por, po qe se ndokush paraqitet në redaksi dhe dëshiron që këtë çështje ta trajtojmë më gjatë radhën tjetër, unë do të jem i gatshëm. Probleme e arsimit të mesëm janë të gjera dhe të ndërlikuara. Sidoqoftë nuk besoj se duhet lidhur shumë matura shtetërore, që është mënyrë kontrolli dhe vlerësimi e dijeve, me përmbajtjen e arsimit të mesëm. Është e vërtetë se ato kanë lidhje. Mënyrat e vlerësimit dhe përmbajtja dhe cilësia e mësimit kanë lidhje. Por, kanë edhe autonomi. Mund të kemi një sistem vlerësimi më shumë të mirë sesa të keq, por kjo nuk do të thotë se vetë cilësia e dijes është e mirë ose e keqe. Duke vlerësuar atë që solli matura shtetërore tek ne, pa diskutim që është shumë më e mirë se sistemi i vjetër që nxiste korrupsionin, gjithsesi mendoj se ajo ka ardhur koha të përpunojë disa detaje fine pa të cilat do të mbetej një kontroll ligjor nga lart i një dijeje që shpërndahet në mënyrë individuale në mijëra mendje të ndryshme. Duket disi tani si një hanxhar që pret koka. Si gijotinë. Si presë që fragmenton me të njëjtat dimensione mendjet njerëzore.
E vërteta ime = me të vërtetën tënde = me të vërteten e atij = me të vërtetën e gjithkujt = me të vërtetën e ministrisë së arsimit.
Oh, është e rëndë ta mendosh!
A janë gati filozofët e arsimit të mesëm shqiptar të përballojnë një diskutim teorik të rëndë për këtë çështje ?
Kam dyshim.
Nuk i shoh në atë nivel.
Nuk bëjnë debate në shtyp.
Secili në hallin e tij të vogël.
Halli i vogël lëkundet brenda veturave të mëdha.
Ka nevojë të sqarohet çështja nëse “e vërtetë” do të quhet ajo dije që komisioni i ministrisë së arsimit e quan të tillë.
Ka diçka platoniane në këtë sistem. Dy mijëvjeçare. E ngurtësuar. E vërteta si e njëjtë për të gjithë, sikur qëndron atje jashtë shpellës, ndrit si diell në errësirën e një provimi të njëjtë për të gjithë. E vërteta nuk konsiderohet më kështu, ajo nuk është më një diell që shndrit atje tej lart, larg, në horizont duke na djegur e përcëlluar.
E vërteta është kompromis, dialog.
Mungon dialogu midis nxënësit dhe mësuesit në sistemin e sotëm tê vlerësimit të dijeve.
Sistemi i notave i prapambetur.
Vlerësimi hierarkik nga një punishte korrigjuesish e korrigjuesesh që punojnë në mënyrë fordiste, duke krahasuar stampën me fletën, mua më duket paksa problem. Është me tradita perandorake; ruajaliste absolute. Ka nevojë të bëhet paksa më demokratike “kjo shpatë që pret koka”
Unë nuk i përmbahem kësaj filozofie mbi vlerësimin e dijeve. Dijen njeriu e pëson, e riprodhon institucionalisht, por edhe e krijon vetë. Ky aspak nuk vlerësohet.
Sidoqoftë, po deshët, javën tjetër këtu jam përsëri.
Këtë javë u mbyll tenderi i shitjes së paketës kontrolluese të aksioneve të ARMO-s. Ndërkohë në horizont po shfaqet shumë shpejt procesi i shitjes së Divizionit të Shpërndarjes së KESH. Në këtë të fundit është thënë se kompania fituese nuk do të dalë vetëm nga sasia e vlerës financiare, që do të ofrojë për blerje, por edhe nga mënyra se si do të menaxhojë çështjen e çmimit të energjisë elektrike. Pra, mesa shihet ende shtrohet çështja nëse duhet apo nuk duhet ngritur çmimi i energjisë elektrike. Cili është opinioni juaj për këtë çështje?
Vendi nuk premton shumë. Por, unë e kam thënë se nuk e quaj as të drejtë, as të mundur për masën e njerëzve, as rentabël për ekonominë, as teknikisht të frytshme, as me pasoja pozitive, as të domosdoshme ngritjen katastrofike të çmimit të energjisë. Ai çmim pak do ndoshta mund të ngrihet për shkak të inflacionit, por jo në ato përmasa që fliten. Unë them se duhen likuiduar rrjedhjet e energjisë në një rrjet të amortizuar si edhe vjedhje, vjedhje, vjedhje, pa fund vjedhje. Desha të them individë që nuk paguajnë.