Penalltia e Arsenalit, prapë (jo)reale

Trajneri i Wiganit, Roberto Martinez ka drejtuar gishtin tek gjyqtari kryesor i ndeshjes Wigan-Arsenal i cili i dhuroj Arsenalit një penallti tejet të dyshimtë, e cila penallti ishte vendimtare në këtë ndeshje.
Analizat e bëra në Sky Sport vlerësuan se penalltia e Arsenalit ishte e paqenë dhe se Theo Walcot ka simuluar para lojtarit të Wigan, Besejour.
Kjo fitore e Arsenalit bëhet më kritike pasi që është herë e tretë që topçinjtë marrin 3 pikë nga penallti të dyshimta, ndërsa kujtohet penalltia e paqenë e Cazorlës në ndeshjen ndaj WBA.