Pendohet “talebani” gjerman

Gjermani Thomas U., tha se i vjen shumë keq që u bashkua me grupimin Muxhahedinët Talebanë Gjermanë.
Ai madje tha se kishte udhëtuar me të shoqen në kufirin afgano- pakistanez për t’u bërë terrorist.
Ai u ankua se bashkëluftëtarët e tij ishin të varur nga droga, mungonte higjiena, ai u sëmur me hepatit A, kurse shokët e tij vriteshin në mënyrë të tmerrshme nga helikopterët pakistanezë.
Ai deklaroi përpara gjykatës se gruas së tij nisi t’i mungonte shumë jeta e rehatshme, super-marketet dhe celulari i saj.
Thomas U, 27 vjeç, akuzohet se ka qenë pjesë e talebanëve që nga dhjetori 2009 deri në korrik 2010. Ai është nën akuzë për pjesëmarrje në një sulm ndaj një baze amerikane.
Ai pagoi 5 mijë euro për të udhëtuar drejt kufirit afgano- pakistanez dhe u trajnua në përdorim armësh dhe eksplozivash.
Por në prill të vitit 2010 themeluesit e grupit Muxhahidinët Talebanë Gjermane u vranë gjatë një sulmi dhe terroristi i dështuar nisi të ndjente keqardhje për vendimin e tij.
Gjermani, 1.87 metra i gjatë u katandis në 53 kilogram pasi mori hepatit A.