Një stuhi tjetër në bregun lindor të SHBA-së

Parashikimi mund të ndryshojë para se të fillojë stuhia, por gjithçka mund të ndodhë.
Qendra për parashikime nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik publikoi parashikimet mbi motin në një periudhë afatgjate, duke lënë mundësinë për një stuhi uragan në Atlantikun Qendror dhe Anglinë e Re. Por kjo stuhi nuk pritet të jetë sikur Sandy.
Ndërkohë, stuhia shkatërruese Sandy, e cila këtë javë ka goditur bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, ka marrë së paku 102 jetë njerëzish. Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në New York.
Sandy ka arritur të hënën në bregun lindor të SHBA-së nga rajoni i Karaibeve, ku ka lënë afro 70 persona të vdekur. Më së rëndi janë goditur New Yorku dhe New Jersey, ku dëmet materiale kanë kapur vlerën e dhjetëra miliarda dollarëve.