E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Nje beteje e re politike per miratimin e nje ligji per nivelin e borxhit

Vetem pak dite pas betejes se ashper dhe te ndezur partiake lidhur me shpenzimet federale dhe miratimit me pas te ligjit per financimin e qeverise amerikane deri ne shtator te ketij viti nje beteje e re eshte hapur lidhur me problemet afat-gjata fiskale te Amerikes. Demokratet dhe republikanet kane ofruar opsione te ndryshme per te reduktuar deficitin federal prej 1.5 trilione dollaresh dhe per ti prere rrugen thellimit te borxhit kombetar prej 14 trilione dollaresh. Nje nder faktoret qe e nderlikon kete perpjekje eshte nevoja per te rritur nivelin tavan te shumes qe qeveria amerikane mund te marre borxh per te paguar detyrimet financiare

Ashtu si cdo qeveri qe harxhon me shume se grumbullon ne te ardhura qeveria amerikane merr borxh shumen qe i nevojitet per te mbyllur boshllekun ne buxhet. Kjo shume qe mund te merret borxh kufizohet nga nje ligj i quajtur niveli tavan i borxhit. Here pas here Kongresit i duhet te miratoje nje nivel te ri tavan me te larte per te lejuar huazimin e nje shume me te madhe. Mosngritja e ketij niveli tavan mund ta beje te pamundur qe qeveria te shlyeje detyrimet e saj ndaj kredi-dhenesve perfshire ndaj vendeve te tjera si Kina.


Vetem pak jave nga ky moment qeveria amerikane do te ndeshet perseri me problemin e nivelit tavan te borxheve. Por rritja e ketij niveli tavan ka rreziqe politike. Ne te kaluaren ligjvenesit demokrate dhe republikane kane ngritur zerin kunder kesaj praktike. Nje nder ta ishte zoti Barak Obama para se te behej president.

Ne 2006 zoti Obama atehere senator votoi kunder ngritjes se ketij niveli duke thene se nje akt  i tille perbente deshtim te udheheqjes ne Uashington duke nenkuptuar adminitraten e presidentit Bush.

Zoti Obama ka kerkuar ndjese per ate koment duke e cilesuar gabim. Shtepia e Bardhe i ka bere thirrje Kongresit ta ngreje nivelin per te qetesuar tregun kreditor dhe per te shmangur shqetesimet se Amerika mund te mos permbushe detyrimet e saj. Sekretari i Thesarit Timothi Gajtner shprehet optimist

Kongresi do ta ngreje nivelin tavan per borxhin. Udheheqesit ne Kongres e kane te qarte se Amerika duhet te permbushe detyrimet e saj.

Sekretari i Thesarit tha ne emisionin This Week te rrjetit ABC se udheheqesit ne Kongres e kishin siguruar Presidentin Obama se do te vepronin per ta realizuar ngritjen e nivelit.

Por republikanet te cilet kontrolloje Dhomen e Perfaqesuesve kane vendosur nje kusht per kete vote. Ata kerkojne nje marreveshje me demokratet dhe Shtepine e Bardhe lidhur me uljen e shpenzimeve federale. Ligjvenesi republikan Pol Rajan i beri komentet ne nje interviste per rrjetin CBS

Askush nuk do te beje lojera me kredibilitetin financiar te vendit. Askush nuk do qe Amerika te mos paguaje detyrimet. Por gjithashtu duhet te tregohemi me serioze ne marrjen e borxheve ne te ardhmen nderkohe qe perballemi me nevojen per te rritur nivelin tavan mbi shumen e huazuar. Nuk duhet ta leme ne harrese problemin e shpenzimeve. Pikerisht kjo eshte arsyeja qe kemi probleme nga borxhet.

Demokratet thone se jane te angazhuar seriozisht per uljen e deficitit por paralajmerojne se kushtezimi i rritjes se nivelit tavan te borxhit me negociatat mbi buxhetin do te conte ne shkaterrim financiar.

Nese republikanet nuk levizin nga kerkesa per marreveshje mbi uljen e deficitit duke penguar votimin mbi ngritjen e nivelit tavan te borxhit mund te kemi perpara acarime edhe me te forta te tonit dhe klimes politike ne Uashington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›