E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pendohet Edvini: Dështuam me mitingun e blerë, s’kam vendosur për deputet

Kryetari i PS-së cilësohet si humbësi më i madh i mitingut mortor, të cilën tellalli Shalësi pati pafytyrësinë ta cilësonte si “ditë të madhe”. Me miqtë, ai ka rrëfyer pendesën për përfshirjen në mitingje të cilave nuk ua ka haberin e vetëm sa po e armiqësojnë me ylberistët e tij. Dyshime edhe për listën e deputetëve, në të cilën ai po planifikon që të mos përfshihet, në mënyrë që pas humbjes, të ruajë disi privilegjet në bashkinë që e konsideron një çiflig personal TIRANE – Edi Rama, kreu i gjysmëopozitës së majtë, ka bërë dje bilancin e pelegrinazhit nekrofilik të së dielës Gërdec-Tiranë dhe ka kuptuar se përkundër asaj pse e nisi dhe e bitisi këtë shfaqje sa tragjike aq edhe komike, ka dalë i humbur. Humbjen nga ajo çalltisje populiste, Edi Rama, mes dëshpërimit, mësohet se e ka pranuar edhe vetë, ndërsa e ka ndarë edhe me miqtë e tij të ngushtë këtë konstatim, thjesht dhe vetëm për t’u ndjerë paksa më i lehtësuar e më pak i brengosur. Sipari i kësaj humbje të disafishtë postpelegrinazhit nekrofilik, është ndjerë prej vetë Edi Ramës, që prej së shtunës, kur ai mësoi se familjarët e viktimave dhe banorët e Gërdecit, zgjodhën të përkujtonin tragjedinë në njëvjetorin e saj, një ditë para 15 marsit, vetëm e vetëm pse amplifikatorët e gjysmëkoalicionit të gjysmëopozitës së majtë, kishin paralajmëruar përdhosjen e kësaj date të rëndë përkujtimore. Duke vazhduar rrugëtimin nga Gërdeci në Tiranë, ndërsa Edi Rama dhe aleatët e gjysmëkoalicionit, zgjodhën të largoheshin drejt Tiranës me automjetet e tyre, ata panë se flamurin kombëtar të ëprdhorur prej tyre, e mabanin ëprgjatë autostradës vetëm “vullnetarët” e xhufkave, ndërsa banorët e Gërdecit injoruan këtë pelegrinazh nekrofilik. Sikur të mos mjaftonin këto, ishin “të dërguarit” nga rrethet që të mbërritur në Tiranë me autobusë, bënë që në tubimin nekrofilik të mbrëmjes së diel të mund të çonin numrin e pjesëmarrësve veç në disa mijëra. Urrejtja, për këtë keqpërdorim të një tragjedie të rëndë, u ndje jo vetëm nga Edi Rama, por ajo u shpreh në mënyra të ndryshme, nga banorë dhe jobanorë të Gërdecit. Kjo urrejtje që buronte nga shkelja e kodit moral prej gjysmëkoalicionit të gjysmëopozitës, nuk kishte se si mos të ndjehej nga Edi Rama, i cili me sloganin e tij “përtej së majtës”, dy ditë më parë nuk mundi të shkonte as deri “përtej Gërdecit”. Ndërsa raportet mes Edi Ramës dhe partive ët gjysmëopozitës me zgjedhësit, u tronditën reciprokisht dy net më parë, Edi Rama, ka kuptuar dhe ka shprehur dje, se edhe raportet brenda opozitës, kanë marrë mbrmëjen e së dielës konfirmimin e ndarjes përfundimtare mes dy gjysmëkoalicioneve të të dy gjysmëopozitave. Ishte më shumë se e turpshme, kur shihje të dielën se në dy pika ekstreme të Tiranës, dy gjysmëkoalicione të dy gjysmëopozitave, në një ditë përkujtimore të një tragjedie të rëndë, kishin zgjedhur të demonstronin forcën karshi njëra-tjetrës, duke pasur të vetmin qëllim, ti tregonin reciprokisht dy gjysmëkoalicioneve të dy gjysmëopozitave, se kush mund të arrinte të mblidhte më shumë mbështetës dhe se kush mund të ulërinte e bërtiste më shumë para Kryeministrisë. Në kushtet e “një vrasje të mundshme ndërgjegjeje”, Edi Rama ka kuptuar sërish dje, duke ia shprehur edhe miqve të ngushtë të tij, se shkaktari i kësaj humbje, jo vetëm të gjysmëkoalicionit të gjysmëopozitës së drejtuar prej tij, por i gjithë opozitës në përgjithësi, është ai dhe vetëm ai, sepse me kokëfortësinë për t’i treguar “muskujt” Ilir Metës, shkoi deri atje sa të pranojë e ti hapë rrugë dy gjsymëpeligrinazheve nekrofilike, që më shumë se çdo gjë, zyrtarizuan ndarjen në dy gjysma të opozitës. Parë në raportet brenda gjysmëkoalicionit të gjysmëopozitës së drejtuar prej PS-ës, Edi Rama, pa dhe kuptoi dje se edhe ky gjysmëkoalicion i kësaj gjysmëopozite, ndryshe nga ç’duket, nuk i fsheh armiqësitë me vete, kur Erjon Veliaj dhe Skënder Gjinushi, e shohin reciprokisht njëri-tjetrin, si armiq, për faktin banal, pse ët dy synojnë dhe pretendojnë të jenë sa më afër Edi Ramës. Ndërsa Skënder Gjinushi, prej kohësh ka zgjedhur të bëjë “pasivin” brenda gjysmëkoalicionit të gjysmëopozitës së drejtuar prej PS-ës, është fakt, se ai i ka munguar daljeve e qëndrimeve publike. Ndryshe nga Gjinushi, “aktivi” Erjon Veliaj, me daljet e tij vend e pa vend, nuk lë rast pa përcjellë indirektë edhe një mesazh, se tashmë ai është më pranë Edi Ramës dhe më i besuari i tij. Jo më larg se dje, Erjon Veliaj, në dlajen e përditshme publike foli jo rastësisht për herë të parë, “në emër të (gjysmë)opozitës”. Ngelet që pas kësaj, Skënder Gjinushi të pranojë apo jo, që tash e tutje, edhe në emër të tij të flasë Erjon Veliaj... Rama nuk i jep përgjigje dilemës së kandidimit të tij si deputet/Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ushqyer edhe më zërat që prej javësh po flasin për mundësinë e madhe të moskandidimit të tij si deputet në zgjedhjet e 28 qershorit, një skenar ky preventiv në rast të humbjes së betejës elektorale dhe garantimit të postit të kryetarit të bashkisë së Tiranës. Ashtu sikundër edhe herë të tjera kur bëhej fjala për kundërshtarët e tij në selinë rozë apo pozicionin e ish-kryetarit historik të socialistëve, Fatos Nano, kreu i PS-së e shmangu edhe dje interesimin e medias duke e klasifikuar këtë çështje si “telenovelën e radhës”. “Tanimë duhet ta keni mësuar që jam në vazhdimësi i vendosur që të mos kontribuoj për telenovelat. Mjaftojnë telenovelat që televizionet e ndryshme shfaqin në orët e telenovelave, ndërkohë që politika duhet të jetë diçka tjetër dhe ata që merren me politikë duhet të ofrojnë diçka krejt tjetër, në mënyrë që në atë hapësirë që i kushtohet politikës, njerëzit të mund të dëgjojnë, se çfarë ka politika për të thënë për koston e tyre të jetesës, për fuqinë e tyre blerëse, për rrogat dhe pensionet, për kushtet për të cilat fëmijët e tyre shkollohen, për kushtet në të cilat të sëmurët dhe të pamundurit mes tyre kurohen dhe kështu me radhë. Kjo është për mua politika dhe për këtë arsye unë merrem me politikë”, deklaroi dje kryesocialisti, duke mos arritur gjithsesi që të davarisë dyshimet mbi kalkulimet e Ramës në këtë pragfushate zgjedhore kur edhe në bazë të Statutit të PSSH që në fakt e ka humbur tejmase rëndësinë nën lidershipin aktual, procesi i 28 qershorit është veç të tjerash edhe një vetëbesim edhe për postin e kryetarit të partisë. Duke iu referuar tubimit të ditës së diel, kreu i selisë rozë ka bërë të qartë se përfaqësuesit e partive politike por edhe disa drejtues sindikatash janë koalicioni me të cilin ai do të përballet në këto zgjedhje, duke përjashtuar kësisoj çdo mundësi bashkëpunimi apo paqtimi me koalicionin tjetër të së majtës të drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›