Pendohet Lonçareviç: Do të qëndroj te Tirana
kroaten "Sportskenovosti",
ku kishte aluduar për mundësinë
e një dorëheqje nga skuadra
shqiptare, dhe paraqitet në vendin
e tij të punës, në ditët e parashikuar
për të rifilluar stërvitjen.
Për herë të parë pas eliminimit
nga Champions League, trajneri
kroat jep sqarimet për dështimin
e hidhur të bardhebluve. "Unë
u nisa me idenë për ta fituar
ndeshjen dhe për t‘u kualifikuar,
rrëfen Lonçareviç, por nuk ia arritëm
qëllimit, pasi gabuam. Në
të vërtetë rezultati nuk u shkonte
përmasave të skuadrës sonë, por
e pësuam nga gabimet themelore".
I vënë përballë dyshimeve të
shumta, që kanë qarkulluar ditët
e fundit, tekniku kroat ka hedhur
poshtë në mënyrë kategorike këtë
tezë, por megjithatë nuk ka dashur
t‘i justifikojë lojtarët e tij, pasi
mendon se Tirana e ka potencialin
për të kaluar një tur në Europë. Po
ashtu, ai vë në dukje mangësitë e
skuadrës së tij në ndeshjen e kthimit
në Norvegji ndaj Stabaekut.
"Nuk mund të akuzoj askënd dhe
as të dyshoj tek askush, thekson
64-vjeçari. Pati shumë mangësi,
mungesa prej dëmtimesh, mangësi
nga përgatitja fizike, por këto lloj
justifikimesh nuk duhet të reklamohen,
pasi Tirana e ka brumin e
duhur për të nxjerrë një ndeshje
ndërkombëtare". Më pas, ai sqaroi
edhe pozicionin e tij në lidhje me
deklaratat e dhëna në median
kroate, ku përveç dyshimeve mbi
lojën e ekipit të tij në Champions
League, kishte folur edhe për një
dorëheqje të mundshme. Ai konfirmoi
dëshirën e tij për të qëndruar,
por gjithsesi në fund janë
drejtuesit ata që vendosin. "Sa
për të ardhmen mund të them se
do të rri te Tirana, pasi dëshiroj të
vazhdoj detyrën e nisur pak kohë
më parë, nënvizoi trajneri i bardhebluve.
Megjithatë, vendimin
përfundimtar do t‘ua them pasi të
kem biseduar gjerë e gjatë me presidentin
Halili dhe me drejtuesit e
tjerë të klubit. Kështu që në ditët
e ardhshme do të flas më qartë
për këtë çështje". Më në fund ai
është rikthyer 100% në detyrën e
trajnerit dhe ka bërë të ditur se kjo
skuadër, që të realizojë objektivin,
fitimin e titullit kampion në vend,
ka nevojë për disa përforcime.
"Për momentin nuk mund të flas
për emra konkretë, shtoi Lonçareviç,
më parë do të më duhet të
flas me drejtuesit. Por ju garantoj
se kërkesat e mia do të bëhen të
njohura në kohën e duhur". Një
përforcim i parë mund të konsiderohet
Ilirian Çaushaj, i cili ka nisur
tashmë testimin te bardheblutë.
Në sezonin e kaluar, Çaushaj ka
luajtur për Flamurtarin, ndërkohë
që më parë ka qenë pjesëtar edhe
i ekipit të Dinamos. Periudha e
marrëdhënieve jo të mira mes
drejtuesve të klubit ka shënuar
dje një tjetër "kokë turku". Është
shkarkuar na detyra e ndihmëstrajnerit
Luan Sengla, ku si arsye
zyrtare është dhënë: "Nuk plotësonte
kriterin e diplomës së lartë.
Ndërsa dje është zyrtarizuar mbajtja
e Asamblesë së klubit, ku do të
marrin pjesë anëtarët e vjetër. Në
këtë mënyrë është hedhur poshtë
Asambleja e para pak kohëve nga
një pjesë e anëtarëve. Mësohet
gjithashtu se të hënën pritet të
zbresin në stërvitje vetëm lojtarët
që kanë nënshkruar kontrata.
ku kishte aluduar për mundësinë
e një dorëheqje nga skuadra
shqiptare, dhe paraqitet në vendin
e tij të punës, në ditët e parashikuar
për të rifilluar stërvitjen.
Për herë të parë pas eliminimit
nga Champions League, trajneri
kroat jep sqarimet për dështimin
e hidhur të bardhebluve. "Unë
u nisa me idenë për ta fituar
ndeshjen dhe për t‘u kualifikuar,
rrëfen Lonçareviç, por nuk ia arritëm
qëllimit, pasi gabuam. Në
të vërtetë rezultati nuk u shkonte
përmasave të skuadrës sonë, por
e pësuam nga gabimet themelore".
I vënë përballë dyshimeve të
shumta, që kanë qarkulluar ditët
e fundit, tekniku kroat ka hedhur
poshtë në mënyrë kategorike këtë
tezë, por megjithatë nuk ka dashur
t‘i justifikojë lojtarët e tij, pasi
mendon se Tirana e ka potencialin
për të kaluar një tur në Europë. Po
ashtu, ai vë në dukje mangësitë e
skuadrës së tij në ndeshjen e kthimit
në Norvegji ndaj Stabaekut.
"Nuk mund të akuzoj askënd dhe
as të dyshoj tek askush, thekson
64-vjeçari. Pati shumë mangësi,
mungesa prej dëmtimesh, mangësi
nga përgatitja fizike, por këto lloj
justifikimesh nuk duhet të reklamohen,
pasi Tirana e ka brumin e
duhur për të nxjerrë një ndeshje
ndërkombëtare". Më pas, ai sqaroi
edhe pozicionin e tij në lidhje me
deklaratat e dhëna në median
kroate, ku përveç dyshimeve mbi
lojën e ekipit të tij në Champions
League, kishte folur edhe për një
dorëheqje të mundshme. Ai konfirmoi
dëshirën e tij për të qëndruar,
por gjithsesi në fund janë
drejtuesit ata që vendosin. "Sa
për të ardhmen mund të them se
do të rri te Tirana, pasi dëshiroj të
vazhdoj detyrën e nisur pak kohë
më parë, nënvizoi trajneri i bardhebluve.
Megjithatë, vendimin
përfundimtar do t‘ua them pasi të
kem biseduar gjerë e gjatë me presidentin
Halili dhe me drejtuesit e
tjerë të klubit. Kështu që në ditët
e ardhshme do të flas më qartë
për këtë çështje". Më në fund ai
është rikthyer 100% në detyrën e
trajnerit dhe ka bërë të ditur se kjo
skuadër, që të realizojë objektivin,
fitimin e titullit kampion në vend,
ka nevojë për disa përforcime.
"Për momentin nuk mund të flas
për emra konkretë, shtoi Lonçareviç,
më parë do të më duhet të
flas me drejtuesit. Por ju garantoj
se kërkesat e mia do të bëhen të
njohura në kohën e duhur". Një
përforcim i parë mund të konsiderohet
Ilirian Çaushaj, i cili ka nisur
tashmë testimin te bardheblutë.
Në sezonin e kaluar, Çaushaj ka
luajtur për Flamurtarin, ndërkohë
që më parë ka qenë pjesëtar edhe
i ekipit të Dinamos. Periudha e
marrëdhënieve jo të mira mes
drejtuesve të klubit ka shënuar
dje një tjetër "kokë turku". Është
shkarkuar na detyra e ndihmëstrajnerit
Luan Sengla, ku si arsye
zyrtare është dhënë: "Nuk plotësonte
kriterin e diplomës së lartë.
Ndërsa dje është zyrtarizuar mbajtja
e Asamblesë së klubit, ku do të
marrin pjesë anëtarët e vjetër. Në
këtë mënyrë është hedhur poshtë
Asambleja e para pak kohëve nga
një pjesë e anëtarëve. Mësohet
gjithashtu se të hënën pritet të
zbresin në stërvitje vetëm lojtarët
që kanë nënshkruar kontrata.