Talebanët rekrutojnë qindra fëmijë për t‘i shndërruar në kamikazë
Forcat e sigurisë kanë shpëtuar
dhjetëra fëmijë që ishin
rekrutuar forcërisht nga talebanët,
për t‘u përdorur si kamikazë
apo si luftëtarë në betejat e
tyre. Ndërkohë, sipas burimeve të
informacionit, ka shumë mundësi
që qindra të tjerë të jenë grumbulluar
dhe çuar diku gjetkë për të
njëjtën arsye. Trupat pakistaneze
janë të përfshira në një ofensivë
kundër talebanëve në zona të
ndryshme të vendit, kryesisht
në kufijtë me Afganistanin. Së
fundmi, detyra e forcave të sigurisë
ka qenë ndihma ndaj djemve
të mitur, të kapur nga talebanët
për qëllime përdorimi në luftime.
Sipas forcave që ndërmorën këtë
operacion, djemve u është bërë
lavazh truri dhe janë trajnuar si
kamikazë, por të gjithë donin që
të ktheheshin në jetët e tyre. Ndërkohë,
mendohet se talebanët kanë
marrë një numër shumë të madh
të miturish për qëllimet e tyre.
Ndoshta mund të bëhet fjalë për
400 ose 500 djem, mes moshave
nga 8 deri në 14 vjeç. Për ta do të
jetë e vështirë që të riintegrohen
në shoqëri, për shkak të dëmeve
që u janë bërë, por gjithsesi kanë
shpresë që herët a vonë kjo të
ndodhë. Shpesh djemtë janë futur
në gracka përmes kurtheve të tilla
si ofertat ushqimore. Një pjesë e
tyre janë sëmurë, ndërsa të tjerë
dhe kanë vdekur nga mënyra e
jetesës. Sipas psikiatërve, djemtë
janë të përgatitur mendërisht për
të kryer terror e vrasje në emër të
islamit dhe se të kryesh detyra të
shenjta në emër të islamit, është
detyrim para Zotit. Tani sfida më
e madhe është rehabilitimi i tyre.
dhjetëra fëmijë që ishin
rekrutuar forcërisht nga talebanët,
për t‘u përdorur si kamikazë
apo si luftëtarë në betejat e
tyre. Ndërkohë, sipas burimeve të
informacionit, ka shumë mundësi
që qindra të tjerë të jenë grumbulluar
dhe çuar diku gjetkë për të
njëjtën arsye. Trupat pakistaneze
janë të përfshira në një ofensivë
kundër talebanëve në zona të
ndryshme të vendit, kryesisht
në kufijtë me Afganistanin. Së
fundmi, detyra e forcave të sigurisë
ka qenë ndihma ndaj djemve
të mitur, të kapur nga talebanët
për qëllime përdorimi në luftime.
Sipas forcave që ndërmorën këtë
operacion, djemve u është bërë
lavazh truri dhe janë trajnuar si
kamikazë, por të gjithë donin që
të ktheheshin në jetët e tyre. Ndërkohë,
mendohet se talebanët kanë
marrë një numër shumë të madh
të miturish për qëllimet e tyre.
Ndoshta mund të bëhet fjalë për
400 ose 500 djem, mes moshave
nga 8 deri në 14 vjeç. Për ta do të
jetë e vështirë që të riintegrohen
në shoqëri, për shkak të dëmeve
që u janë bërë, por gjithsesi kanë
shpresë që herët a vonë kjo të
ndodhë. Shpesh djemtë janë futur
në gracka përmes kurtheve të tilla
si ofertat ushqimore. Një pjesë e
tyre janë sëmurë, ndërsa të tjerë
dhe kanë vdekur nga mënyra e
jetesës. Sipas psikiatërve, djemtë
janë të përgatitur mendërisht për
të kryer terror e vrasje në emër të
islamit dhe se të kryesh detyra të
shenjta në emër të islamit, është
detyrim para Zotit. Tani sfida më
e madhe është rehabilitimi i tyre.