Pendohet qeveria për zhdëmtimin e banorëve të 11 Janarit, kërkohet rikthimi i 46 milionë lekëve

Avokati i Shtetit Kristaq Kutra në Gjirokastër: Banorët të zhdëmtohen nga firma ndërtuese
Starton në Gjirokastër gjyqi ndaj shtatë të akuzuarve në rrëzimin e pallatit në lagjen 11 Janari në 9 nëntorin e vitit të kaluar, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Seanca e parë gjyqësore u çel realisht në 5 prill, por u shty pasi nuk u paraqit njëri prej të akuzuarve në këtë proces, Alfred Mamani, ish shef i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Gjirokastrës. Dje janë paraqitur të gjithë të akuzuarit, ndërkohë që dy prej tyre u kanë munguar avokatët mbrojtës por që gjithsesi ata kanë pranuar për të vazhduar seancën gjyqësore. Janë shtatë të akuzuar në çështjen e rrëzimit të pallatit pesë katësh në lagjen 11 Janari në Gjirokastër, përkatësisht Gjergji Meçi, Alfred Mamani dhe Afërdita Papamihali për shpërdorim detyre, Petrit Maksuti, Admir Shehaj dhe Leonard Mustafaraj për shpërdorim detyre në bashkëpunim si dhe Sotiraq Janora me akuzën vrasje në rrethana cilësuese dhe shkaterrim i pronës me dashje. Janë këto akuzat e ngritura nga ana e prokurorëve të kësaj cështjeje, Alfred Saliu aktualisht kreu i organit të akuzës në Gjirokastër dhe Arben Pasho. Të gjitha akuzat janë hedhur poshtë nga ana e përfaqësuesve mbrojtës të të pandehurve, të cilët premtuan se në seancat gjyqësore vijuese do të provojnë të faktuara pafajësinë nga akuzat e ngritura në ngarkim të klientëve të tyre. Trupi gjykues i kryesuar nga kreu i gjykatës së shkallës së parë, Desard Avdulaj ka dhënë vendimin e parë, i cili kishte të bënte me kërkesën e Avokatit të Shtetit, Kristaq Kutra, i cili kërkoi ngritjen e çështjes civile në ngarkim të pandehurit Sotiraq Janora president i firmës së ndërtimit Arti sh.p.k për zhdëmtimin me 46 milionë lekë të rinj të dhëna nga qeveria shqiptare për banorët që humbën apartamentet e tyre nga rrëzimi i pallatit. Akuza për këtë çështje civile është ngritur nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Avokati mbrojtës i Janorës i ka kërkuar trupit gjykues që kjo kërkesë të mos merret parasysh, pasi sipas ligjit, një akuzë e tillë mund të ngrihet vetëm nga të dëmtuarit që në këtë rast janë banorët e pallatit dhe jo shteti, i cili i ka dhënë shumën financiare që ka dashur vetë. Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga avokatët e tjerë, të cilët kanë kërkuar nga trupi gjykues që në rast se kërkesa e Avokatit të Shtetit merret parasysh, atëherë çështja civile të ndahet nga çështja penale për të mos vonuar gjykimin e të pandehurve. Ndërsa vendimi i dytë i dhënë nga kryesuesi i seancës gjyqësore kishte të bënte me kërkesën e avokatit të të akuzuarit, inxhinierit teknik të firmës Arti sh.p.k. Gjergji Meçit, për ta ndarë çështjen e tij nga të pandehurit e tjerë çka nuk u mor parasysh nga trupi gjykues. Avokati Kristaq Zharkalli që mbron të pandehurin Alfred Mamani, ka kërkuar paraqitjen si dëshmitar të kreut të Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime, pasi sipas tij në këtë institucion të qeverisjes vendore funksionimi ka qenë vertikal dhe jo paralel, çka do të thotë se një nepunës nuk jepte llogari tek shefi i tij, por tek kryetari i bashkisë. Seanca e radhës do të zhvillohet në daten 5 Maj. Në këtë proces do të deshmojnë gjithsej 31 dëshmitarë. Ndërkaq, Gjykata e Lartë ka lënë në arrest shtëpiak ish inspektorin e Policisë Ndërtimore në Bashkinë e Gjirokastrës, Admir Shehaj për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore që gëzon. Gjatë muajit të fundit, Shehaj ka qëndruar në spital.