Mungesa e investimeve në QSUT, sallat operative jashtë kushteve higjieno sanitare

Kirurgu Etmond Nurallari pohon mungesën e respiratorëve në filtrimin e ajrit
Lëshohet për të disatën herë alarmi për rrezikun e infeksioneve që mund të marrin pacientët në sallat e operacionit në pavijonin e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Kushtet higjieno-sanitare të sallave të operacioneve, jo vetëm që nuk i përmbushin standardet e duhura, por ambientet e tyre janë burim tepër real për marrjen e infeksioneve të tjera nga pacientët e sapo operuar. Kështu, mjekët vetë e kanë pranuar se sallat ku kryhen operacionet në pavijonin e Kirurgjisë së Përgjithshme apo Kardiokirurgjisë, janë të tej ndotura me baktere shumë të rrezikshme, jo vetëm për pacientët, por edhe për vetë stafin mjekësor. Edhe analizat e bërë pak kohë më parë, konstatuan se këto salla operacioni janë të ndotura me mikrobin shumë të rrezikshëm, stafilokokun. Madje shumë salla operative, për shkak të nivelit të ndotjes me mikrobe të rrezikshme, u mbyllën për disa ditë, duke ndërprerë kështu të gjitha operacionet. Ndërkaq, edhe pot tu referohemi të dhënave sipas specialistëve, të qendrës për infeksionet spitalore, rreth 70% e pacientëve që shtrohen apo operohen në QSUT, marrin një infeksion të dytë. Problemi qëndron në faktin se kjo situatë është bërë e zakonshme dhe nuk po merren masa serioze për sterilizimin e sallave të operacionit para se të behën ndërhyrjet kirurgjikale. I pyetur nga gazeta SOT për këtë fenomen tepër shqetësues dhe kërcënues për jetën e qytetarëve, kirurgu vaskular, Etmond Nurallari, u shpreh se në sallat e operacionit të këtij pavijoni, janë marrë disa masa kohët e fundit për përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare të sallave të operacionit, por megjithatë sërish mungojnë pajisjet teknike bashkëkohore në këto salla. Ndërkohe, qendra e infeksioneve spitalore, si rrjedhojë e alarmit të dhënë nga analizat e bërë, mori masa për të dezinfektuar sallat e operacionit duke kryen edhe mbjelljen e mostrave deri ne zhdukjen e infeksionit, por ky angazhim nuk vazhdoi gjatë, duke shtuar sërish mundësinë e ndotjes së sallave. Jo vetëm në pavijonin tonë, por në të gjitha pavijonet e QSUT, në sallat e ndërhyrjeve kirurgjikale, mungojnë respiratorët dhe aparatet e anestezisë, të cilat bëjnë të mundur sigurinë e kushteve higjieno-sanitare në mënyre bashkëkohore. Kështu, mungesa e aspirimit të ajrit, e dezinfektimit të sallave operative para operacionit dhe fluksi i madh i operacioneve në javë, janë disa arsyer për uljen e cilësisë së kushteve higjieno-sanitare, theksoi kirurgu Etmond Nurallari. Megjithatë situata më problematike ndodhet në Spitalin Nr. 2 apo Kirurgjinë e përgjithshme, ku sallat e operacionit, përveç se janë në kushte higjieno-sanitare skandaloze, infrastruktura e tyre është tepër e vjetruar dhe e amortizuar. Përveç mungesës së aspiratorëve për filtrimin e ajrit në këto salla, herë-herë mungojnë edhe dezifekruesit dhe detergjentet në pavijon. Gjithashtu, sipas mjekëve, stina e verës që po afrohet favorizon më tepër mundësinë e marrjes së infeksioneve, pasi mikrobi i rrezikshëm, stafilokoku, gjen terren të përshtatshëm për tu shumuar dhe përhapur në temperatura të larta, sidomos kur shoqërohet nga mungesa e kushteve higjieno-sanitare.
Spitalet, burim infeksionesh për pacientët
Ndotja e sallave të operacionit në pavijonet e Kardiokirurgjisë dhe të Kirurgjisë së Përgjithshme, është publikuar zyrtarisht si burim tepër real vdekjeprurës për pacientët e operuar në këto salla. Mungesa e kushteve higjieno-sanitare vihet re edhe nga një vëzhgim i thjeshtë, ku në këto salla konstatohet numri i madh i operacioneve që kryhen në ditë, mungesa e mjeteve të filtrimit të ajrit, mungesa e respiratorëve, mungesa e kontrollit për cilësinë e higjienës në ambientet spitalore, prezenca e mykut dhe lagështisë dhe mungesa e dezifektantëve. Tashmë është bërë e njohur mungesa e standardeve dhe niveli i ndotjes së sallave të operacionit. Kështu, edhe rezultatet e monitorimit të standardeve të kushteve higjieno-sanitare, rezulton se për shkak të nivelit të ndotjes 2/3 e pacientëve që shtrohen në këto pavijone, infektohen nga një virus tjetër.