Pune e kryer
Partia Demokratike e kryeministrit te mandatuar Hashim Thaci tha dje, se eshte arritur mirekuptimi per krijimin e qeverise se re te Kosoves me Lidhjen Demokratike te presidentit ne detyre, Fatmir Sejdiu. Partia Demokratike ka njoftuar se perfundimisht eshte arritur marreveshja me LDK-ne per koalicionin qeverises dhe te gjitha ceshtjet kontestuese ne mes te dy paleve, PDK-se dhe LDK-se, tanime jane zgjidhur. Konfirmimin e dha dje Vlora Citaku, deputete ne Kuvendin e Kosoves, njeherazi edhe zedhenese e PDK-se. Citaku, e cituar nga Radiotelevizioni i Kosoves, saktesoi se kane mbetur vetem edhe disa ceshtje teknike per t'u diskutuar ne mes te te dyja paleve. "PDK-ja dhe LDK-ja jane pajtuar ne parim per formulen me te cilen do te qeveriset Kosova ne mandatin e ardhshem. Sidoqofte kane mbetur edhe disa aspekte teknike per t'u sqaruar, te cilat po detajohen nga ekipet e eksperteve te te dyja paleve dhe ne shume shpejt presim formalizimin e nenshkrimit nga te dy kryetaret, Thaci dhe Sejdiu", - tha Citaku. Ajo ngurroi te saktesonte dicka me shume kur u shpreh se: "Ne kete pike nuk mund te jap ndonje informate me te hollesishme". Sipas zedheneses dhe deputetes Citaku, Kosova deri te merkuren do t'i kete te gjithe institucionet e reja te dala nga zgjedhjet e 17 nentorit 2007. Mediat ne Prishtine raportuan se Thaci dhe Sejdiu jane pajtuar qe ta nenshkruajne sot ne parim marreveshjen per formimin e qeverise. Presidenti Sejdiu me pas, mbeshtetur ne Kornizen Kushtuese te Kosoves, do t'i dergoje me shkrim kryeministrit Thaci emrat e ministrave nga LDK-ja. Nje funksionar partiak tha se zyrtarizimi i marreveshjes do te behet te merkuren, pasi Thaci te shqyrtoje emrat e ministrave. Thaci dhe Sejdiu mesjaven e kaluar autorizuan ekspertet e partive te tyre per te hartuar marreveshjen e koalicionit, qe tashme e ka formen e dokumentit te kerkuar me pritjen e dy firmave te drejtuesve. PDK-ja, referuar gazetes "Express" ne Prishtine, do te udheheqe 7 ministri, perkatesisht te Ekonomise dhe Financave, Energjetikes dhe Minierave, Arsimit, Shkences dhe Teknologjise, Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Rendit, Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrine e Sherbimeve Publike. LDK-ja sipas te njejtes gazetes, do te kete drejtimin e ministrive te Tregtise dhe Industrise, te Shendetesise, Kultures, Pushtetit Lokal dhe Ministrine e Drejtesise. Nderkaq, Ministrite e Ambientit, te Punes dhe te Kthimit jane lene per perfaqesues te pakicave. Pike e rendesishme ne marreveshje eshte rivotimi ne postin e presidentit e Fatmir Sejdiut. Marreveshja rrezikoi te arrihej ne fundjave, pasi LDK-ja rriti pretendimet, duke kerkuar ministri te rendesishme, por nderhyrja e shefit te UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe shefave te disa zyrave nderkombetare ne Prishtine, e detyruan Sejdiun te terhiqet.