Reliket e Skënderbeut vijnë në Muzeun Kombëtar në kushte të larta sigurie
Tiranë- Kanë mbërritur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë në orën 11.30 të së hënës, kushte të larta sigurie, reliket e Skënderbeut të cilat do të ekspozohen për shqiptarët më 22 nëntor.
Objektet e heroit tonë kombëtar, erdhën në vendin tonë nga Porti i Durrësit dhe pas mbërritjes në muze, për 24 orë, përkrenarja dhe 2 shpatat e Skënderbeut, si edhe gravura e përmasave të mëdha e kodeksi me të dhënat e jetës së heroit tonë kombëtar, do të qëndrojnë të ambalazhuara kështu, siç edhe kanë mbërritur pasi sipas specialistëve, objektet duhet të përshtaten me temperaturat e reja.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi thotë se objektet do të ekspozohen në Pavionin e Mesjetës.
“Sipas marrëveshjes së bërë më heret me specialistët dhe përfaqësuesit austriakë, u vendos se mjedisi më i përshtatshëm për t’i ekspozuar është Pavioni i Skënderbeut”-thekson drejtori i MHK-së, historiani Malltezi.

Reliket vijnë nën masa të rrepta sigurie
Ekspozita me reliket e Skënderbeut do të qëndrojë e çelur në Muzeun Kombëtar për 45 ditë pas datës 22 nëntor kur edhe do të çelet. Përpos kushteve të tjera të sigurisë, një kamera e posaçme është vendosur saktësisht në mjedisin ku do të ekspozohen armët dhe përkrenarja e Skënderbeut.

Makina që solli reliket
Reliket e Skënderbeut janë koleksionuar nga Muzeu i Vjenës prej vitit 1588 dhe për të parën herë pas mëse 4 shekujsh rikthehen në Shqipëri, nga ku i largoi bashkëshortja e Skënderbeut.

Reliket mbërrijnë në Muzeun Kombëtar

Reliket e heroit kombëtar
Anisa Ymeri
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: