Muzeu i Pavarësisë çelet pas rikonstruksionit
VLORE – Muzeu i Pavarësisë, i mbyllur prej dy muajsh për shkak të rikonstruksionit, tashmë është kthyer në një nga pikat më atraktive në qytet, në kuadër të këtij viti jubilar. E ndërsa numri i vizitorëve ka qenë mjaft i lartë këto ditë, ka nisur edhe pasurimi i muzeut me dokumente të reja historike, që i përkasin pikërisht periudhës së pavarësisë, që tashmë janë të vizitueshme në stendat e muzeut. Historiani i Muzeut të Pavarësisë në Vlorë, Ilia Çano, shprehet se tashme në stendat e muzeut janë sjellë të tjera fakte që flasin qartë për rrugëtimin drejt ditës së madhe të Pavarësisë, 100 vjet më parë. Pas rikonstruksionit të financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Muzeut të Pavarësisë, vijon pasurimi i tij për të qenë edhe më atraktiv në këtë vit jubilar. q.b