E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengjet ballafaqohen ne gjyq per masakren

Deshmon Malo Bardhoci intervistuesi i dy gardisteve te kapur ne Cerrik

Procesi gjyqesor per zbardhjen e masakres se Cerrikut ka vijuar dje me pyetjen e nje deshmitari okular i cili kishte filmuar disa nga pengjet qe merreshin ne interviste nga banditet tashme te arrestuar. Malo Bardhoci ka deklaruar para Gjykates se Krimeve te Renda filmimin e ngjarjes. Ai saktesoi se ishte rastesisht ne vendngjarje duke mohuar se mund te jete kercenuar nga te pandehurit per te filmuar pengjet. Pas deklarates se Bardhocit prokuroria i ka kerkuar gjykates qe te kryeje procesin e ballafaqimit te deshmitarit Bardhoci me dy pengjet Petrit Gjoka dhe Luan Prenga. Keta te fundit kane treguar para gjykates momentet e tmerrit kur u moren peng dhe u torturuan per te treguar se kush i urdheroi. Petrit Gjoka ka thene se Na qellonin me automatike mua dhe Luanin. Nje djale i beshem tha Mos i qelloni se eshte i mbaruar. Por ata vazhdonin edhe pse grindeshin mes tyre. Gjoka ka vijuar se personi qe e ka qelluar i ka thyer kockat e ka lene sakat edhe sot. Me ka thyer kocken e legenit. Me kane terhequr zvarre edhe pse gruaja dhe djali i ri erdhen dhe nuk donin qe ata te me vrisnin. Ata me moren por te tjeret me goditnin. Me moren zvarre dhe me cuan ne nje familje. Aty isha une dhe Luan Prenga dy pengjet e kapur nga grupi pasi u plagosem. Nderkohe qe ne dritare rrinin te gjithe te armatosurit duke kerkuar te na vrisnin. Filluan te na shajne nga familja. Fjalet me te renda dhe banalet qe ekzistojne vijoi ai duke saktesuar se deshmia por edhe nje pjese e ngjarjes eshte e filmuar. Per saktesimin e ketij filmimi prokuroria ka kerkuar personin qe ka regjistruar deshmine. Megjithate deklarata e tij ishte disi kontradiktore duke detyruar perfaqesuesit e akuzes te kerkojne ballafaqim. Me 22 maj 1997 persona te armatosur kishin sulmuar posten e policise se qytetit te Cerrikut duke larguar prej andej punonjesit. Te nesermen per te rivendosur rendin dhe qetesine efektive te Komisariatit Elbasan te drejtuara nga shefi i komisariatit te asaj periudhe Agron Kulicaj ne bashkepunim me forcat speciale te Gardes se Republikes jane nisur drejt qytezes ku ne hyrje te saj jane qelluar me arme. Per pasoje kane gjetur vdekjen gjashte gardiste dhe jane plagosur 16 te tjere. Ne banken e te akuzuarve per masakren e Cerrikut gjenden nente persona. Vec pamjeve filmike ku te akuzuarit shfaqen te armatosur ne postbllok prokuroria ka ne dore dhe nje prove tjeter te forte deshmine e bashkepunetorit te drejtesise Bujar Buzani.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›