E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levizje te reja ne policine e kryeqytetit

Emerimet

Ndryshimet ne Policine e Tiranes nuk kane perfunduar ende duke sjelle te tjera emerime ne nivele drejtuese. Disa prej emerimeve te parashikuara para pak ditesh jane anuluar nderkohe qe te tjera po realizohen. Burimet policore nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise thane se Nazmi Shuli eshte liruar nga detyra e shefit te Komisariatit nr. 3 dhe eshte emeruar ne detyre paralele ne Komisariatin e Durresit. Vendi i tij eshte zene nga Florenc Hoxha i cili deri dje mbante funksion ne departamentin e trajnimeve. Vec kesaj levizjeje ka ndryshuar edhe shefi i sektorit te operacioneve speciale ne Drejtorine e Tiranes. Keshtu ne kete funksion eshte emeruar Ferdinand Mara i cili ka zevendesuar Arben Caken. Por ne Komisariatin nr. 1 nuk eshte emeruar Alban ela i cili ishte parashikuar por ne kete funksion ka ardhur Gjelosh Prendi i cili mbante funksionin e shefit te Komisariatit te Lacit. Gjithashtu ndryshime te tjera kane pasuar keto levizje ne radhet e policise.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›