E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet truri i grabitjeve te bankave

Nga policia e kryeqytetit vihet ne pranga i fundit i operacionit Ombrella

Rreth nje muaj pasi ne pranga jane vene shoket e tij eshte arrestuar edhe truri i grabitesve te bankave te cilet u kapen gjate operacionit Ombrella. Behet fjale per grupin e akuzuar per vjedhjen e Bankes Kombetare Tregtare te Myslym Shyri ku ata kishin arritur te merrnin 80 milione leke te vjetra. I fundit i arrestuar eshte Admir Zyko i cili eshte cilesuar nga policia jo vetem si truri i grupit por edhe si tradhtari pasi ai dyshohet se planet e bera me kater shoket e arrestuar me pare i ka vene ne zbatim me persona te tjere. Policia e kryeqytetit tha se arrestimi i Admir Zykos 21 vjec u be ne nje operacion te realizuar nga seksioni kunder vjedhjeve me arme dhe dhune pasi kerkohej qe prej dates 13 dhjetor te vitit qe lame pas. Akuza kryesore per te eshte ajo e vjedhjes se Bankes Kombetare Tregtare me date 17 shkurt te vitit te kaluar ku ne oret e para te paradites ne nje dite me shi dy persona te maskuar hyne ne banke ku gjeten kasaforten te hapur dhe moren gjithe parate qe ndodheshin aty. Gjate operacionit Ombrella policia arrestoi fillimisht kater shoket e Zykos Fatjon Sami Deliu 24 vjec i denuar me pare per vepren penale te vjedhjes Markeljano Izmir Nuro 20 vjec Gerald Sefer Gordi 20 vjec dhe Ervis Dilaver Domi 22 vjec te gjithe lindur e banues ne Tirane. Planifikimi i vjedhjes se BKT kishte filluar ne fillim te muajit shkurt 2010 dy jave para se te behej goditja. Truri i grupit mendohet te jete Admir Zyko i cili u kap dy dite me pare. Bashke me Fatjon Deliun i arrestuar ata pergatisnin planin. Ndersa te tjeret studionin zonen ku do te vidhnin. Keshtu per dy jave kane mbajtur nen vezhgim banken te Myslym Shyri. Per dy dite kane pritur qe te bjere shi me qellim qe edhe policia te ishte e angazhuar ne detyra te tjera dhe ata te largohen lehte per te humbur gjurmet. Nje arsye tjeter sipas eksperteve te policise qe ata perdornin ditet me shi kishte te bente me veshjen e tyre dhe lejimin e kapuceve qe me pas te hynin ne banke dhe mos te identifikoheshin. Me 17 shkurt te ketij viti Fatjon Deliu ka arritur te siguroje nje pistolete qe mendohet se e ka blere jashte Shqiperise. Qe ne oren 0730 te mengjesit ata kane dale per te kontrolluar zonen. Para bankes ne anen tjeter te trotuarit kane lene Markeljano Nuron 20 vjec i cili me nje cader ne dore nuk ia ndante syte bankes. Pak metra me tutje ne nje makine Golf qe drejtohej nga Gerard Gordi ishin Fatjon Deliu dhe Ervis Domi. Ata prisnin sinjal nga Nuro. Roja i bankes sapo ka filluar shiu ka levizur nga banka e tij dhe ka shkuar te banka tjeter qe ndodhet ne krah te BKT-se per te qendruar me kolegun. Arketarja nuk ka pasur njerez brenda dhe ka hapur kasaforten e bankes e cila eshte nje dhome me hekura. Gjithe kjo eshte studiuar nga Nuro i cili ka dhene komanden nepermjet telefonit qe te nderhynin pasi ishte situata me e pershtatshme. Ora shenonte 0833 minuta kur nga mjeti Golf kane zbritur me maska Deliu dhe Domi. Nje prej tyre kishte pistolete ne dore dhe doreza ne duar. Ata kane hyre brenda dhe i kane drejtuar armen punonjeses. Duke perfituar nga hapja e kasafortes kane marre gjithe parate qe ndodheshin aty valute e huaj dhe shqiptare. As vete nuk e kane ditur se ishte shume aq e madhe dhe duket se atyre u ka rene Bingo me kete goditje. Roja i bankes nuk ka vene re asgje dhe grabitesit jane larguar me mjetin Golf te cilin e kane parkuar ne nje rrugice perballe Drejtorise se Policise se Tiranes. Sapo ata kane dale nga makina forcat policore jane nisur per ne vendin e ngjarjes. Ndersa Nuro i cili ndodhej ne anen tjeter te trotuarit ka marre nje taksi dhe ka shkuar ne nje lokal prane policise. Ata jane futur nga dera e pasme e lokalit dhe ne nje dhome te vecante jane bashkuar te gjithe protagonistet. Ne nje kohe shume te shkurter kane ndare parate dhe jane shperndare sikur te mos kishte ndodhur asgje.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›