Pengmarrje ne nje shkolle te Parisit

Një person i armatosur po mban peng disa prindër në një shkollë në dalje të Parisit, pasi ka liruar një grup fëmijësh të cilët i kishte mbajtur peng fillimisht.
Prindërit kishin ardhur për të sjellë fëmijët e tyre në shkollë, në lokalitetin Vitry sur Siene, që përdoret për të kaluar kohën e lirë gjatë pushimeve.
Sipas raportimeve të BBC, që citon autoritetet lokale, njësi të shumta policore dhe forca speciale janë mbledhur në vendin e ngjarjes.
Aktualisht shkollat franceze kanë ndërprerë aktivitetet për shkak të pushimeve të verës, por shërbejnë edhe për aktivitete verore gjatë kësaj periudhe.
Franca vazhdon të tronditet nga ngjarje të rënda, ende pa kaluar mirë traumat e shkaktuara nga atentatori i Tuluzës, që kreu një masakër në një shkollë hebrejsh, pasi kishte vrarë tre ushtarë.