E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident rrugor humb jeten 10-vjecarja

Një vajzë 10-vjeçare humbi jetën mbrëmjes e së hënës në një aksident shumë të rëndë të ndodhur në Kryqëzimin e Kosovarëve.

Kjo pjesë rrugore, tepër e rrezikshme në aksin Lezhë-Fushë Krujë, lidh dy rrugë në mënyrë aspak të përshtatshme dhe me mungesë sinjalistike.

Vajza që humbi jetën është shtetase kosovare. Familja e saj po udhëtonte dje në mbrëmje për të kaluar pushimet në Shqipëri, por udhëtimi u ndërpre në këtë pjesë të rrugës. Për pasojë u plagosën edhe 7 persona të tjerë, të rritur dhe fëmijë.

Më herët, në një tjetër aksident 4 Aksidente rrugoreAksident rrugor, humb jetën 30-vjeçarja Shkodër, aksidentohen turistët malazezë Aksidentet, pesë viktima në pak orë shtetas kosovarë u plagosën por janë jashtë rrezikut për jetën, sërish në të njëjtin aks rrugor. Mjeti i tyre u përplas me një tjetër mjet dhe doli nga rruga.

Ditët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Morinës është rritur ndjeshëm hyrja e shtetasve kosovarë. Pjesa dërrmuese e tyre detyrohen të kalojnë në një pjesë rruge e cila është tërësisht jashtë standarteve dhe shumë e rrezikshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›