E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabisnin me maska udhetaret 7 te arrestuar ne Burrel

Pas denoncimeve të mjaft banorëve të zonave përreth Burrelit se janë bërë pre e grabitjeve me maska, policia ka arrestuar 7 persona që dyshohen si të përfshirë në këtë aktivitetet kriminal.

Sipas të dhënave që vijnë nga policia lokale, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve prej disa kohësh ishin kthyer në tmerrin e banorëve të zonës që udhëtonin me mjete të ndryshme në aksin rrugor Burrel-Milot.

Këta persona ndalonin mjetet e udhëtarëve dhe nën kërcënimin e armëve u grabitnin atyre lekët që mund të kishin me vete ose sendet me vlerë, si orë, unaza apo byzylykë të florinjtë.

Me gjithë patrullimet e herëpashershme të policisë në akset nacionale, këta persona të maskuar kishin rikthyer edhe një herë te banorët e zonës atmosferën e frikshme të vitit ‘97, kur grabitjet e automjeteve me maska ishin një gjë më se e zakonshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›