E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengohet protesta e gjimnazistëve të "A. Z. Çajupit" për Histori 12

Pengohet zhvillimi i protestës së gjimnazistëve të shkollës "Andon Zako Çajupi" për Historinë 12. Protesta është penguar nga drejtuesit e shkollës dhe nga policia. Nxënësit kundërshtojnë tekstin e librit Histori 12. Protestat e gjimnazistëve ishte organizuar nga lëvizja "Rinia Aktive".
Gjimnazistët kanë kërkuar ndyshimin e tekstit të historisë. "Ne kërkojmë ndryshimin e tekstit të historisë që të mos politizohen tekstet shkollore", tha njëri nga gjimnazistët.
Sipas nxënësve, drejtoria e shkollës ka bërë shantazh ndaj nxënësve dhe i ka detyruar që të hyjnë në mësim.
Megjithatë disa prej nxënësve nuk kanë hyrë në mësim për të vijuar protestën. Ata thanë se janë kërcënuar që të hyjnë në mësim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›