E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski pranon se shqiptarët janë fyer në enciklopedinë maqedonase

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, pranon faktin se shqiptarët e Maqedonisë janë fyer në enciklopedinë maqedonase. "Ajo çfarë ndodhi me enciklopedinë është e qartë se ka ofenduar shqiptarët në Maqedoni. Në një situatë, kur dikush ofendohet, është mirë që të dyja palët pavarësisht argumenteve, pavarësisht se kush ka të drejtë ose jo, duhet që përmes dialogut, mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë të arrijnë një zgjidhje të caktuar të problemit " ka deklaruar Nikolla Gruevski. Këto komente, kryeministri maqedonas i bëri pas deklaratës së kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti se "përmbajtja e enciklopedisë ka dëmtuar armëpushimin e arritur në vitin 2001 mes shqiptarëve dhe maqedonasve .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›