Pengoi lëvizjen e automjetit të Bashkisë Tiranë, vihet nën hetim Adriana Kalaja

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në Partinë Demokratike Adriana Kalaja, është vënë në hetim nga policia e Tiranës për shkak se ka penguar lëvizjen e një automjeti të bashkisë së Tiranës i cili po transportonte dokumente.
Policia njofton se “specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 61 vjeç”.
Sipas policisë, Kalaja “ditën e djeshme, ka penguar lëvizjen e një automjeti në pronësi të bashkisë Tiranë, me të cilin po transportoheshin dokumente, nga ky institucion, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave”. /j.p/