Spiropali: Shqipëria, kontribut në mjaft nisma rajonale

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, RCC, Amer Kapetanovic.
Gjatë takimit, Spiropali nënvizoi se, Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë si protagoniste dhe lidere e mjaft nismave rajonale, në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.
Spiropali dhe Kapetanovic diskutuan edhe për disa aspekte konkrete të zhvillimeve në rajon. /j.p/
1 nga 4