Peniani hedh poshtë zërat rreth sëmundjes së Kim Xhong Ilit
Zyrtarë koreanoveriorë hodhën poshtë hamendjet e shprehura rreth shëndetit të udhëheqësit të tyre Kim Xhong Il, duke thënë se ai nuk ka ndonjë problem.
Por shërbimet jugkoreane të zbulimit besojnë se zoti Kim ka pësuar hemoragji cerebrale e cila e ka dobësuar fizikisht. Udhëheqësi numër dy i Veriut, Kim Yong Nam, i tha agjencisë japoneze të lajmeve, Kiodo, se asgjë nuk ka ndodhur.
Një diplomat i lartë i Koresë së Veriut tha se njoftimet sipas të cilave zoti
Kim është i sëmurë rëndë janë "pjesë e një komploti."
Por deputeti i Koresë së Jugut,Won Hye-young tha se parlamentit i është
thënë nga zyrtarët e zbulimit se udhëheqësi koreanoverior ka patur hemoragji
cerebrale që ia ka bërë të pamundur të ecë.
Deputeti tha se zoti Kim nuk e ka
humbur vetëdijen dhe pritet të shërohet.
Zërat rreth shëndetit të Kim Xhong Ilit kishin filluar të qarkullonin qysh
përpara festimeve të djeshme me rastin e 60 vjetorit të themelimit të Koresë së
Veriut, në të cilat udhëheqësi koreanoverior nuk mori pjesë.//ii