Peniani kercenon Uashingtonin me pasoja te ashpra

Peniani kërcënon Uashingtonin me pasoja të ashpra për shkak të mbështetjes me mjete ushtarake të sprovave të Koresë së Jugut. Sipas televizionin shtetëror koreanoverior ministri i Jashtëm paralajmëroi SHBA-të për konseguenca serioze e situatën më të rëndë nëse dy Koretë konfrontohen ushtarakisht.
Lajmi vjen ndërsa Koreja e Jugut përgatitet për ushtrimet ushtarake në ishullin e Yeonpyeong ku thuhet se do të përdoren plumba të vërtetë. Më herët në një mesazh drejtuar Seulit, Peniani kishte shprehur gadishmërinë për tu kundërpërgjigjur e se raprezaljet do të jenë më të ashpra se herën e fundit. Ushtrimet ushtarake në ishull do të fillojnë nesër. Paraprakisht Kina dhe Rusia u kanë bërë thirrje palëve për vetëpërmbajtje, ndërsa SHBA dhe Japonia kanë mbështetur mbajtjen e manovrave ushtarake.
Delina Bitraku